E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben zëvendëson Ibrën?

Milan ka rikthyer interesimin për holandezin e Bayern Munich, Arjen Robbenin, i cili në fund të këtij sezoni duke se do të largohet nga “Alianz Arena”.

Mediat holandeze njoftojnë se “rossonerët” do të shqyrtojnë mundësinë që në ‘San Siro’ të sjellin reprezentuesin e Holandës. Holandezi ka shfaqur formë të mirë në këtë sezon të garave duke qenë një nga futbollistët më të merituar që ekipi gjerman është plasuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Raportohet se Milan ka shprehur interesim për holandezin, i cili mund të bëhet pjesë e skuadrës së Masimiliano Allegrit në rast se Zlatan Ibrahimoviç vendos të largohet nga Milani. Mësohet se oferta e ekipit italian për Robbenin do të jetë 15 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›