E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti afrikan, qytetarët të painformuar për masat

I nxehti afrikan që ka përfshirë territorin shqiptar, shton rrezikun për shtimin e numrit të personave të cilët vuajnë na zemra apo edhe tensioni i lartë i gjakut. Duket se moshat më të rezikuara janë fëmijët dhe të moshuarit.

Pasojat e temperaturave të larta nuk janë të rënda vetëm për këto grupmosha, por edhe për të gjithë individët të cilët ekspozohen në orët më të nxehta. Por jot ë gjithë qytetarët janë të informuar për masat që duhet të merren për të përballuar të nxehtin afrikanë.
 

Mesa duket sipas meterologëve temperatuat e larta do të jenë të pranishme përgjatë gjithë verës. Doktorët rekomandojnë që duhet të konsumohet të paktën dy litra ujë dhe lëngje në ditë, frutat dhe perimet të mos mungojnë në tryezë, të shmangen sa është e mundur orët e pikut të diellit, por në rastet kur kjo është e pashmangshme, të përdorin kremin e djellit, dhe të mos dalin pa kapele apo edhe çadrat e diellit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›