Mos përdorni pudër gjatë rrezitjes
Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 17:04
Edhe pse zakonisht, preferoni një pamje krejt të pastër pa krem pudër apo pudra të ndryshme, në këtë rast ndryshoni zakonin tuaj.
Pak krem pudër është i domosdoshëm, sidomos për të mbuluar ato zonat me shkëlqim në hundë dhe në mjekër, që në foto bëhen më të dukshme. Por kujdes: trukimi i keq, pra përdorimi i pudrës shumë të errët është më keq se të mos trukohesh fare.
Mos e kaloni vetëm poshtë syve por kaloni pak dhe anash hundës dhe në ndonjë rrudhë të theksuar midis syve. Nëse shihni se hijet janë akoma të thella, shtoni akoma dhe pak pasi të keni vendosur kremin pudër. Në fund kaloni një pudër të lehtë pluhur pa frikë se do të dukeni të pluhurosura. (Femina)