Mirjeta e Big Brother del topless

Ajo ishte pa dyshim një nga vajzat më seksi që ka patur ndonjëherë shtëpia e “Big Brother”. Një miks i lezetshëm i vajzës shkodrane me shumë humor dhe shumë e çiltër dhe kulturës angleze ku dhe ka kaluar shumë vite e që natyrisht kanë lënë shumë gjurmë në formimin e saj si vajzë pa komplekse por që di se çfarë do nga jeta.
Nëse shumica prej jush kanë fiksuar në mendjen e tyre gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother” lidhjen me Marjelin, e cila dihet që përfundoi sapo “Big Brother” mbylli siparin, në fakt për Mirjetën tani ka filluar një reality akoma më interesant se ai që ne kemi parë 24 orë në ekran. E ikur nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare, Mirjeta përveç lidhjes shpirtërore, nuk kishte asnjë gjurmë apo ndjesi se si mund të jetë jeta sot në Shqipëri, pasi këtu kishte ardhur vetëm me pushime pa mundur të jetojë si çdo qytetar i këtij vendi, me një axhendë të punëve të përditshme.
Sot ajo ia ka dhënë këtë shans vetes dhe ka vendosur që të paktën deri në fund të verës të jetojë mes Tiranës dhe Shkodrës. Në Shkodër ajo dhe familja e saj kanë blerë dy hyrje pallati në një zonë shumë të mirë dhe Mirjeta kujdeset për to gjatë qëndrimit aty si dhe del me miqtë. Ndërkohë kur vjen në Tiranë takohet me miqtë e ri që gjeti në “Big Brother”, madje edhe me ato që dukej se nuk mund të vijojnte miqësia më tej. (panorama)