E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria pranon që OKB të hetojë për armët kimike

SIRI- Siria pranon që inspektorët e OKBpsë të hetojnë për armët kimike. Lajmi konfirmohet nga televizioni shtetëror sirian.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara do të hetojnë zonën ku mendohet se janë përdorur armë kimike.

Vendimi vjen pas ‘kërcënimit’ që SHBA dhe Britania e Madhe. Kryeministri David Cameron dhe Presidenti Barak Obama. Kryeministri David Cameron dhe Presidenti Barak Obama zhvilluan një bisedë telefonike ditën e shtunë përreth 40 minuta. 

Ata ishin shumë të shqetësuar për faktin se ekzistojnë shenja të mëdha, të cilat tregojnë se sulmi në Siri të jetë bërë me armë kimike nga regjimi sirian. 

Qindra civilë mbetën të vrarë mes të cilëve dhe gra, pleq e foshnje pak ditë më parë pas sulmeve me armë kime në Siri. Gjatë konfliktit në Siri rebelët dhe qeveria akuzojnë njëri-tjetrin për përdorim të armëve kimike. Deri më tani nuk është ende i mundur vërtetimi i deklaratave të tilla.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›