I pafati Casillas

Iker Casillas i ka të gjitha, por jo edhe fatin. Kapiteni i Real Madridit do të pres edhe disa ditë për të shpresuar rikthimin e tij në formacion.
Pas lëndimit që pësoi dje në ndeshjen ndaj Galatasarayt, Casillas do tu nënshtrohet sot disa testeve mjekësore për të ditur shkallën e lëndimit të tij.
Ylli spanjoll ka dëmtim në brinjë pas goditjes nga Sergio Ramos. Sipas informacioneve të para, Casillas do të jetë 2 javë jashë fushave./Indeksonline/