Portierit i shpërthen mjeti në dorë

Një rast i rrallë ka ndodhur në ligën e futbollit sudanez. Portieri veteran egjiptian, Essam El Hadary ka qenë viktimë e një sulmi nga tifozët e skuadrës Alamal Atbara.
Tifozët e hodhën në portën e El Hadaryt një mjet shpërthyes piroteknik. El Hadary reagoi në një mënyrë interesante për të treguar se është hedhur ai mjet, por që vendosi ta largoi atë me duart e veta.
Me të kapur në duar, mjeti i shpërthei duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.