E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: E dëshironim këtë start

Super ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke thënë se e donin pikërisht një fillim të tillë.

“Nuk mund të startosh më mirë. Të shënosh gjashtë gola është mjaft mirë, të jep vetëbesim të jashtëzakonshëm. Ne e donim pikërisht këtë start të fortë.

Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, megjithatë pas golit të parë gjithçka ishte e lehtë”, tha Ronaldo, i cili më pas foli edhe për Casillasin. Është një fat i keq ky për Casillas. Ai po ndihet keq, megjithatë besojë se ai do të rikthehet shumë shpejt”, tha ai. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›