PSG dhe Benfica fitore të pritura

Ekipi francez PSG ka shënuar fitore të thellë duke mposhtur grekët e Olympiakos me rezultatin e thellë 1 me 4 dhe atë si mysafirë.
Serinë e golave për francezët e hapi superblerja e këtij viti për këtë ekip, uruguajani Edinson Cavani në min. e 19, për ta barazuar grekët pas gjashtë minutash përmes Weiss(25'), me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. PSG-në në epërsi përsëri e kaloi Motta me dy gola me kokë, në min. e 68 dhe 73, ndërsa golin e fundit për parisienët dhe të krejt takimit e shënoi mbrojtësi brazilizn Marquinhos në të 86-ën.
Fitore të pritur ka shënuar edhe ekipi portugez Benfica duke mposhtur belgët e Anderlecht me rezultatin 2 me 0. Golat për Benficën i shënuan Duricic në min e 4 dhe kapiteni i këtij ekipi Luisao në min e 30. Më gola nuk pati as në pjesën e parë dhe as në krejt takimin.
Tabelën në grupin C e kryesojnë PSG dhe Benfica me nga 3 pikë, por me goldallim më të mirë francezët.
/>