Rooney po i afrohet majës

Sulmuesi fantastik anglez, Wayne Rooney nga dita në ditë po i afrohet rekordit të skuadrës së Manchester United. Superylli anglez me dy golat e realizuar ndaj Bayer Leverkusen është edhe më afër për të kapur zonës së top golashënuesve më të mirë që ka patur kjo skuadër e madhe angleze.
Roonay tani ka 200 gola për Man United. Rekordin e mbanë Bobby Charlton me 249 gola, i ndjekur nga Denis Law me 237, dhe Jack Rowley me 211.
Duke e ditur së bëhet fjalë për një sulmues fantastik, Rooney shpejtë pritet të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj skuadre./Indeksonline/