E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampe refugjatesh plot procedura te gjata azilimi

Permes dritareve te vogla sheh njerez te deshperuar qe jetojne ngjeshur ne dhoma shume te vogla. Ne kampet e refugjateve te stermbushura pergjate kufirit greko-turk sundojne kushte te padurueshme higjienike. Nuk ka uje te ngrohte as ngrohje nuk ka dhoma te vecanta per burrat dhe grate. Ketyre u shtohen edhe procedurat e ngadalta thuajse te pasuksesshme te azilit. Ne nje konference te Akademise Evropiane te se Drejtes. ERA. per ligjin e migracionit te BE-se Loukia Kotrni nga Ministria e Jashtme greke numeron ankesat Ne nuk kemi trajtuar akoma shume raste te prapambetura. Ka patur mungese personeli ne shume vende. Ka patur nje problem shume te madh me kampet e refugjateve per shkak se nuk kishim vende te mjaftueshme. Dhe ne qofte se nuk i mban njerezit ata zhduken dhe nuk mund ti kthesh. Dhe keshtu nuk marrin fund ecejaket.

Migracion masiv - sistem i manget azilimi

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Podium i konferences te Akademise Evropiane te se Drejtes

Sepse megjithese prej rreth 20 vjetesh eshte rritur fluksi i refugjateve drejt Greqise qe ose qendrojne ose shkojne ne nje vend tjeter sistemi i azilit nuk eshte reformuar. Ne vitin 2010 qeveria greke nisi nje plan veprimi shpjegon Loukia Kotroni shte fjala per reformimin e procedures se azilit dhe per krijimin e nje autoriteti te ri per azilimin. Behet fjale per nje proces selektimi per te gjithe te ardhurit ilegalisht. Kjo ka te beje me permiresimin e kampeve dhete sherbimeve qe u ofrohen azilkerkuesve dhe njerezve te tjere. Eshte fjala per kampe te tjera refugjatesh. Dhe per futjen e nje politike te zgjeruar te riatdhesimit.

Greqia ka marre mbeshtetje nga European Asylum Support Office shkurt EASO. Kjo zyre me qender ne Malte duhet te forcoje bashkepunimin midis vendeve anetare te BE-se per ceshtjet e azilit duhet te ndihmoje shtetet sistemi i azilit dhe i pritjes te te cileve eshte i mbingarkuar. Claus Folden i EASO sheh suksese ne politiken greke te azilit Kjo ka te beje sigurisht edhe me faktin se ne kemi derguar deri tani atje 13 ekipe per mbeshtetje. Kane ndodhur shume gjera. Per te dhene nje shembull konkret Ne instancen e dyte ka patur vetem disa komisione ankesash. Tani ka dhjete. Dhe ne fillim te vitit te ardhshem do te jene 20. Dhe kjo eshte mbeshtetur per shembull nga gjyqtaret nga Austria.

EASO motor i politikes se perbashket evropiane te azilimit

Folden eshte pergjegjes per ekipet e mbeshtetjes per azilimin qe do te dergohen ne baze te kerkeses ne vendet e prekura BE-se. EASO do te ndihmoje ne futjen e sistemit te perbashket evropian te azilit. Kjo zyre mbledh informacion per procedurat e azilit ne vendet e BE dhe mbeshtet shkembimin e pervojave te praktikave me te mira. Ai gjithashtu mbledh te dhena per vendet e origjines nga ku vijne refugjatet per te pare nese kthimi do te ishte i mundur.

Bildunterschrift Evropa do ta perballoje se bashku emigracionin

Ne nje raport vjetor EASO duhet permbledhe gjendjen e azilimit ne Evrope por edhe manuale dhe udhezues qe ndihmojne per te krijuar instrumentet evropiane per azilimin.

Zyra analizon trajtimin e rasteve emergjente dhe mberritjet e grupeve te medha te azilkerkuesve. Sepse imazhet e kampeve te stermbushura te refugjateve nuk jane te njohura vetem nga rajoni veri-lindor grek Evros por edhe nga Italia Malta dhe rajone te tjera te Evropes Jugore. Claus Folden i EASO thote Sistemi i perbashket europian i azilimit mund te perbehet vetem nje perzierje e legjislacionit perkates nga njera ane dhe e bashkepunimit shume praktik ne mes te shteteve anetare ne anen tjeter.

Greqia ka bere perparime dhe fale EASO thote Louka Kotrni Situata eshte me e mire se me pare. Ekziston procedura e ankeses ne sistemin e azilit. Ne kemi permiresuar kushtet e pranimit sidomos ne rajonin Evros edhe pse ka ende per te bere. Sepse 300-400 njerez vijne cdo dite ne kete rajon. Ne kemi bere perparime edhe persa i perket riatdhesimit. Por ky eshte nje perparim ne fusha te caktuara. do dite duhet bere dicka tjeter.

EASO ne te ardhmen do te kete mundesi te jete aktiv jashte BE-se thote Claus Folden Nje shembull mund te jete qe ne te ndihmojme vendet e Afrikes Veriore per te zhvilluar sistemin e tyre te azilit dhe per te rritur nivelin e mbrojtjes duke shfrytezuar perseri ekspertizen e shteteve anetare.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Maria Jesus Herrera e IOM-it

Renditje e gabuar

EASO do te bashkepunoje edhe me organizata te tjera perfshire edhe Organizaten Nderkombetare per Migracionin IOM. Per zyren e IOM-it ne Madrid punon Mara Jess Herrera. Ne vitet e ardhshme synimi do te jete te realizohet nje politike e perbashket emigracioni dhe azili. Ne pra konstatojme se zyra qe nder te tjera eshte pergjegjese per zbatimin e politikes se perbashket te azilit eshte krijuar para se te ishte futur vete sistemi i azilit.

Autor Daphne Grathwohl/Angjelina Verbica

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›