E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pandalshmi i EURO 2012

Iniesta mes gjashtë lojtarëve të Krociasë

Pavarësisht se deri tani, në tre ndeshje të luajtura ka dhënë vetëm një pasim për gol, Iniesta është lojtari i pandalshëm i EURO 2012-të. Me këtë ritëm dhe nëse Spanja ecën larg në këtë kompeteticion, lojtari 170 cm i gjatë ka shumë mundësi të shpallet lojtari më i mirë.

Trapatoni në fund të ndeshjes me Irlandën e cilësoi si “liderin e orkestrës” spanjolle edhe pse ai ende nuk ka shënuar një gol me peshë si ai i finales së botërorit të vitit 2010.

Deri tani 28-vjeçari bashke me dyshen gjermane Mario Gomez dhe Mesut Ozil janë deri tani kandidatët për lojtarin e kampionatit.

Vetë Iniesta nuk e përshkruar vetën si lider por e vetëquhet pjesë e ingranazhit që vë në lëvizje makinerinë që quhet Spanjë.

Jam përpjekur gjithnjë të luaj rolin tim në skuadër por nuk e diej veten lider ndihem rehat në pozicionin tim, thotë ai modestish. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›