Putin dhe Obama, kokë më kokë për antiraketën

Obama, Putin
“Drejt kompromisit, megjithë divergjencat e deritanishme”
LOS CABOS Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë shprehur sot vullnetin për të gjetur një kompromis për të kapërcyer divergjencat e tyre të deritanishme mbi mbrojtjen antiraketë, që Shtetet e Bashkuara duan të instalojnë në Europë, për të cilën Moska iu kundërvihet.
“Megjithë këto vlerësime divergjente, ne nuk kemi reshtur së kërkuari zgjidhje ndaj sfidave për mbrojtjen antiraketë”, janë shprehur dy presidentët në deklaratën e tyre të përbashkët, e shpërndarë në fund të takimit kokë më kokë, zhvilluar brenda ambientit të Samitit G20 në Los Cabos në Meksikë, bën të ditur AFP. /M.A./