Berisha me përfaqësuesit e BB-së: Shqipëria, ndryshe nga vendet e eurozonës ka çfarë të ofrojë

Berisha gjatë takimi me delegacionin e Bankës Botërore
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga Drejtori për Evropën dhe Azinë Qendrore, Tomasz Telma. Në takimin e tyre është diskutuar mbi krijimin e partneritetit publik privat për mirëmbajtjen e rrugës së kombit, projekt, i cili prezantohet në fund të këtij muaji dhe parashikohet që në fund të vitit kompania fituese të fillojë punën.
Në fjalën e tij, Berisha, është shprehur se Shqipëria |është një vend që ofron projekte reale dhe fitimprurëse, të cilat ndihmojnë në vitalizimin e iniciativës private, rritjen e konkurrueshmërisë, garantojnë punësim dhe mbajnë rritjen e qëndrueshme ekonomike. Shqipëria,- ka theksuar kryeministri, ndryshe nga vendet e eurozonës ka çfarë të ofrojë për të përdorur paratë e bankave duke ftuar që të investojnë në projekte në sektorin e energjisë. /F.S/