E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mirat prej ndarjes së shtratit me atë që do

Përveç sigurisë, gjumi në shtratin e njëjtë redukton edhe nivelin e hormonit të stresit, i cili lidhet me proteinat përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet autoimune. Gërhitja, djersitja dhe tërheqja e jorganit janë arsyet  kryesore pse çdo i katërti çift insiston për gjumin në dhoma të ndara. Por hulumtimet më të reja të Universitetit Pittsburgh kanë zbuluar që gjumi në shtratin e njëjtë është shumë i mirë për zemrën.

Fjetja me partnerin redukton nivelin e hormonit të stresit të kortizolit dhe ofron ndjenjën e sigurisë, shkruan Daily Mail. Niveli i rritur i kortizolit lidhet me citokinet, proteinat të cilat shkaktojnë inflamacion dhe mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, depresion dhe sëmundjet autoimune. Gjumi në krevatin e përbashkët redukton nivelin e atyre proteinave, ka vërtetuar studimi.

Ndarja e shtratit me dikë që e doni, rrit nivelin e oksitocinës, hormonit të dashurisë, çka mundëson lidhje edhe më të fortë. Edhe pse ky çlirimi i këtij hormoni më shpesh lidhet me seksin, vjen edhe gjatë përkëdheljes dhe bisedës ledhatuese para gjumit pohon dr. David Hamilton, autori i librit Pse mirësia është e mirë për ju.

“Sa më shumë që ledhatoheni, prodhoni më shumë oksitocinë, çka vetëm nxit dëshirën më të madhe për prekje. Hormoni i dashurisë vepron si varësi, – ka shtuar dr. Hamilton, – oksitocina vepron pozitivisht në zemër dhe ul tensionin e gjakut, ndihmon trupin në prodhimin e oksidit nitrik, i cili zgjeron enët e gjakut”.

Hulumtimet e mëparshme kanë vërtetuar që femrat, të cilat flenë me partnerin në krevat të njëjtë, kanë gjumë më të mirë se sa femrat që janë vetëm.

/M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›