Si u përdor Vaini i Lezhës nga SHIK-u, dëshmojnë rojet
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dosja “Remzi Hoxha”
Katër dëshmi të tjera janë dëgjuar dje në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-shikasve të akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Tre policë roje të Vainit në Lezhë dhe një polic roje i ish-godinës së SHIK-ut në Tiranë, kanë treguar për çka kishin dijeni rreth zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Gjithashtu, në cilësinë e dëshmitarit, është thirrur edhe Ali Kumbaro, xhaxhai i Ilir Kumbaros, por ai nuk ka preferuar të japë dëshminë e tij. Katër dëshmitarët që kanë folur në seancën e djeshme kanë treguar se si funksiononte Vaini në Lezhë si dhe për personat që shkonin aty. Gjithashtu, për të dëshmuar është thirrur edhe shtetasi Viktor Sokoli, por ky i fundit nuk u pranua të dëshmonte, pasi nuk kishte asnjë mjet për identifikimin e tij. Seanca e djeshme është shoqëruar edhe me debate të ashpra mes prokurorit, i cili kundërshtoi një prej dëshmitarëve, që sipas përfaqësuesit të organit të akuzës, nuk po tregonte të vërtetën.
Dëshmitë
Mëhill Pjetri, roje objekti në Vain që prej vitit 1993 deri më 1998, ka treguar në mënyrë të detajuar se si funksinonte dhe si ruhej ky objekt. Dëshmitari ka treguar se kjo qendër drejtohej nga Tirana dhe jo nga drejtuesit e SHIK-ut në Lezhë. Godina SHIK-ut në Vain, ka pohuar Pjetri, ndodhej rreth 10 kilometra larg qytetit të Lezhës, aty çdo ditë vinin njerëz të ndryshëm, të cilët, pasi identifikoheshin, futeshin brenda në objekt. Aty mund të hynte kushdo që ishte punonjës i SHIK-ut, - ka pohuar dëshmitari. Për sa u përket të pandehurve, ai ka pohuar se nuk i mbante mend, pasi ata mund të kenë ardhur si të gjithë punonjësit e tjerë, të njëjtin pohim ai e ka bërë edhe për personat e rrëmbyer, duke u shprehur se nuk njihte dhe nuk kishte parë asnjë prej tyre. Për sa i përket organizimit të kësaj qendre, dëshmitari Pjetri ka pohuar se aty kishte edhe kuzhinë, pasi kishte persona që rrinin për një kohë të gjatë. Të njëjtat deklarata kanë dhënë edhe dy rojet e tjerë, Llesh Coli dhe Tom Qushku, të cilët kanë pohuar se nuk i njihnin as të pandehurit dhe as personat e rrëmbyer.
Largimi i Kumbaros
Hysen Sina, aktualisht polic objekti pranë Drejtorisë së Burgjeve, ka qenë dëshmitari i radhës në këtë seancë. Ai ka pohuar se nga korriku i 1993 deri në janar të 2006 kishte qenë nënoficer roje tek godina e Drejtorisë së Policisë, dikur godinë nën administrimin e SHIK-ut. Ai ka pohuar se ditën kur është rrëmbyer Avdyl Loshaj kam qenë në katin e tretë të godinës, aty mbaj mend se ka ardhur një person brun dhe me faqe të djegur. Në atë kohë Ilir Kumbaro ishte kryetari i degës së SHIK-ut për Tiranën. Për hedhjen e Loshajt nga kati i tretë dëshmitari ka pohuar se këtë fakt e ka marrë vesh vetëm nga mediat, por ai nuk kishte parë gjë. Në këtë moment ai është kundërshtuar nga prokurori, pasi, sipas këtij të fundit, dëshmitari po gënjente në dëshminë e tij. Sipas prokurorit, në dëshminë e tij më 2003, Sina kishte pohuar se “kush e solli kosovarin unë nuk e di, por di që me atë është marrë Kumbaro, pasi ai i merrte vetë përsipër këto raste”. Gjithashtu, dëshmitari ka pohuar se më 2006 kishte takuar Ilir Kumbaron diku tek spitali dhe ai i kishte thënë se do të largohej jashtë shtetit, por nuk i kishte thënë se për ku.
Të akuzuarit
Për krimin e kryer më 21 tetor 1995 në bankën e të akuzuarve janë ulur 4 ish- SHIK-as: Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, mbi supet e ish-shikasve, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Deri më sot, në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar me dhjetëra dëshmi, shumë prej të cilave kanë treguar fakte që inkriminojnë disa prej ish-shikasve në zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe rrëmbimin e dy shtetasve të tjerë.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009