I pëlqen i Tomit!
Aktorja Kate Hudson është e pasionuar pas penisit të Tom Cruise!
Aktorja – e cila për momentin është shtatzënë më fëmijën e dytë – ka pranuar se ajo shpesh e rikthen videon e filmit të Cruise “All The Right Moves” për të parë dromca të penisit të tij.
“Jam vetëm e çmendur pas tij”, ka treguar Kate.
“Nuk mund ta shikoni shumë penisin e tij në atë film. Të gjithë mund ta shohin, por është vetëm si një hije. Më kujtohet kur e shikoja, dukej vetëm pak dhe thosha ‘Oh Zot’. E ktheja dhe e rishikoja përsëri...”.
Kate në këtë intervistë po ashtu ka folur edhe për prindërit, motrat dhe vëllezërit e saj – nënën Goldie Hawn, njerkun Kurt Russell dhe vëllain e saj Oliver, Wyatt, për të cilët nudizmi nuk është ndonjë çështje e madhe dhe e panjohur.
“Duket se kam pasur miliona vëllezër në shtëpi, të cilët nuk dinin të visheshin, kështu që për mua nuk është problem nudizmi. Kam jetuar në një familje të pakomplekse, me njerëz të zhveshur të cilët nuk kanë fshehur asgjë. Shpesh vëllai im është hyrë në banje kur kam qenë edhe unë”, ka thënë aktorja.
Kate – e cila është në lidhje me rokerin e grupit britanik “Muse, Matt Bellamy – po ashtu ka thënë se nuk ka dëshirë që të jetojë gjithmonë në Britani, edhe pse i pëlqen moti atje.
“Zakonisht kaloj shumë kohë në Londër, por nuk jam ende e sigurt që do të jetoj në këtë vend”, ka thënë ajo.