Sparkes: Prioritet, lufta kundër krimit
Zëvendësi i shefit të EULEX’it, Andy Sparkes ka deklaruar se EULEX’i synon forcimin e sundimit e të ligjit në tërë Kosovën, e jo vetëm në veri të vendit, sepse sipas tij, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha aktiviteteve kriminale është prioritet i këtij misioni.
“Veriu i Kosovës, nga të dyja anët e lumit Ibër, paraqet prioritet të posaçëm për EULEX’in. Për këtë shkak është rritur prezenca e personelit të EULEX’it. Prandaj, këto ditë një kohë po e kaloj në Veri”, ka thënë Sparkes për gazetën “Politika”.
Sipas tij, me qëllim të përmirësimit të sundimit të ligjit, në javët e ardhshme do të rritet aktiviteti i EULEX’it, Policisë së Kosovës dhe KFOR’it. Sparkes thotë se ende nuk e di se Dick Marty nuk do t’i dorëzojë dëshmi EULEX’it, por shpreson se këtë do ta bëjë sa më parë.