E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Ministrave fsheh 166 vendime per nje vit

Ne nje raport te pergatitur nga Botim i Qendres per eshtjet e Informimit Publik per vitin 2009 qeveria shqiptare nuk ka publikuar dhjetera ligje


TIRAN - Keshilli i Ministrave ka mbajtur te fshehur pergjate vitit 2009 rreth 166 vendime te cilat nuk i ka publikuar ne Fletoren Zyrtare. Keto te dhena jane publikuar dje nga raporti mbi Transparencen e Botimeve Zyrtare ne Republiken e Shqiperise 2009 te pergatitur nga Botim i Qendres per eshtjet e Informimit Publik. Ky raport ka perfshire ne fokusin e monitorimit te gjithe spektrin e institucioneve qendrore te shtetit shqiptar sa i takon botimit te akteve te tyre ne Fletoren Zyrtare.


Ne fokusin e ketij raporti eshte dhe puna e bere nga Keshilli i Ministrave per publikimet e vendimeve te cilat indeksohen nga nje varg numerik rrites me baze kalendarike. Kjo do te thote se seria e aktit hapet ne fillim te cdo viti me numrin indeksues 1 dhe mbyllet nga numri rendor qe merr VKM e fundit per ate vit deri me 31 dhjetor.


Per vitin e kaluar seria e aktit hapet me Vendim Nr 1 Date 07-01-2009 - Per pajisjen per here te pare me leternjoftim te shtetasve shqiptare dhe per percaktimin e afateve e te masave shtrenguese per ata qe nuk aplikojne brenda ketyre afateve dhe mbyllet me Vendim Nr. 1305 Date 29-12-2009 - Per disa shtesa ne Vendimin nr. 1253 date 2.7.2008 te Keshillit te Ministrave Per percaktimin e kritereve e te procedurave te vleresimit per demshperblimin e perfituar nga ish-te denuarit politike te regjimit komunist. Nga keto te dhena rezultojne se pergjate atij viti jane miratuar te pakten 1305 Vendime te Keshillit te Ministrave.


Nga ballafaqimi i kujdesshem i permbajtjes se Fletores Zyrtare 2009 lloji i aktit VKM me permbajtjen e faqes zyrtare ne internet te KM u identifikuan fillimisht 165 VKM qe ishin ne uebsitin zyrtar por nuk rezultonin te botuara ne Fletore Zyrtare 2009 thuhet ne raportin mbi Transparencen e Botimeve Zyrtare ne Republiken e Shqiperise 2009.


Ne gusht 2010 rreth nje muaj pasi Qendra per eshtjet e Informimit Publik kishte arritur ne rezultatin e mesiperm Qendra e Publikimeve Zyrtare botoi ne 6 Fletore Zyrtare Ekstra 63 64 65 66 67 68 plot 138 VKM te miratuar qe ne vitin 2009.


Prej ketyre 70 Vendimi i Keshillit te Ministrave perkonin me nje pjese te atyre te identifikuar nga QIP permes ballafaqimit te permbajtjes se faqes zyrtare te KM me ate te Fletores Zyrtare.
Diferenca prej 68 te tjerash ishin VKM te cilat pervecse te pabotuar ne Fletore Zyrtare 2009 nuk rezultonin te publikuara as ne faqen zyrtare te KM.


Keto sigurisht qe i shtohen rezultatit prej 166 VKM-sh qe QIP konkludoi se mungonin ne Fletore Zyrtare 2009 disa jave perpara se QPZ te botonte Fletoret Zyrtare Ekstra ne veren e vitit 2010 thuhet ne vezhgimin e Qendres per eshtjet e Informimit Publik. Sipas ketij raporti me e shumta teorike do te ishte rreth 246 VKM te pabotuara ne rastin e supozuar qe gjate vitit 2006 Keshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnje vendim me karakter sekret.


fare parashikon ligji per botimin e akteve ne Fletoren Zyrtare


Organizimi dhe funksionimi i Keshillit te Ministrave rregullohet me ligjin organik nr. 9000 dt. 30. 1. 2003. Ky ligj i kushton nje rendesi te posacme ne kreun IV te tij llojeve te akteve qe nxjerrin organet qeveritare menyres se hyrjes ne fuqi dhe botimit te tyre ne Fletore Zyrtare.


Sipas nenit 29 te ketij ligji


1. Aktet normative me fuqine e ligjit te Keshillit te Ministrave botohen menjehere ne Fletoren Zyrtare.


2. Vendimet e Keshillit te Ministrave marrin fuqi juridike pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Per vendimet me karakter normativ mund te caktohet si date hyrjeje ne fuqi nje date tjeter nga ajo e botimit ne Fletoren Zyrtare ndersa vendimet me karakter individual hyjne ne fuqi menjehere por botohen ne Fletoren Zyrtare.

3. Udhezimet e Keshillit te Ministrave dhe te ministrit marrin fuqi juridike pas botimit ne Fletoren Zyrtare.


4. Urdhrat e Kryeministrit te ministrit ose te drejtuesit te institucionit qendror ne varesi te Kryeministrit ose te ministrit hyjne ne fuqi menjehere u njoftohen te interesuarve dhe shpallen per te pakten 3 dite ne nje vend te dukshem te institucionit perkates.

Precedenti

Si u bllokua vendimi i Kushtetueses per pronat

Nje nder precedentet me te spikatur me praktiken e voneses ose mosbotimin e vendimeve apo ligjeve ne Fletoren Zyrtare ka te beje me vendimin e marre ne pranveren e ketij viti nga Gjykata Kushtetuese per heqjen e te drejtes se kreut te AKKP-se per zhberjen e vendimeve te meparshme te Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.


Edhe pse vendimi i kushtetueses datonte qe me 26 maj 2010 ai u botua ne fletore zyrtare vetem ne fillim te muajit Korrik duke kaluar keshtu me shume se dy muaj. Mosbotimi ne kohe beri qe vendimi i Gjykates te mos hynte ne fuqi duke lejuar keshtu kreun aktual te AKKP-se te vijonte punen sipas rregullave te vjetra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›