I penduari: Ju tregoj masakrën e Cërrikut
Buzani fajësoi Met Bozin dhe Bujar Xhepaxhiun si organizatorë të masakrës së Cërrikut. Buzani tregoi se si ishin torturuar dhe më pas vrarë gardistët në Cërrik. I pandehuri ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë për masakrën e Cërrikut dhe për të zbardhur plotësisht përgjegjësit e ngjarjes së rëndë. Në seancën e djeshme gjyqësore, i penduari Bujar Buzani zbërthen me detaje ditën e 23 majit të vitit 1997, ku mbetën të vrarë gjashtë gardistë. Ai ka shkuar edhe më tej, ku në dëshminë e tij ka fajësuar vëllanë Tomorr Buzani dhe dy kushërinjtë e tij, Xhet e Arjan Toska, si pjesëmarrës në masakër. Katër kushërinjtë tashmë janë të gjithë të arrestuar dhe dënuar për vepra të tjera penale. Buzani i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga prokurori Anton Martini. Ai tha se mbi gardistët është qëlluar me urdhër dhe në befasi. Një pjesë e tyre kanë qëndruar te kinemaja dhe pjesa tjetër janë sistemuar mbi tarraca. Sapo blindi ka hyrë në Cërrik duke ardhur nga rruga e Belshit, është qëlluar me antitank, ka ripërsëritur momentet e masakrës Bujar Buzani. Ai ka thënë se atë ditë nuk janë kursyer as plumbat e automatikëve. "Urdhrat për të sulmuar autokolonën e cila kryesohej nga blindi i Gardës së Republikës, na erdhën nga lart" tha Buzani, i cili shtoi se "me gjithë ato që kemi bërë, ne meritojmë të marrim dënimin më të rëndë. Kemi qenë të gjithë atje pa përjashtim. Na premtuan viza për në Amerikë". Buzani tha dje para gjykatës se Met Bozi, së bashku me shokë të tjerë, i kishin premtuar jo vetëm qetësi pas ngjarjes, por edhe sigurimin e të gjithë familjarëve. "Met Bozi na tha se pasi të kishim kryer aktin, do të pajiseshim që të gjithë me viza amerikane dhe do të largoheshim me familjet", shtoi ai. I pandehuri për masakrën e Cërrikut tha se familjet e tyre kanë vazhduar të qëndrojnë në Cërrik dhe prej vitesh janë duke vuajtur pasojat e krimit. Premtimi për në Amerikë i bërë nga Met Bozi, sipas Bujar Buzanit, nuk u realizua asnjëherë. Duke vazhduar dëshminë, ai shtoi se para se blindat dhe autokolona që i shoqëronte të futeshin në Cërrik, ata janë lajmëruar për të zënë pozicionet dhe për të sulmuar. "Ne ishim në shtëpi duke ndenjur me familjet. Për të na dhënë urdhrat e parë ka ardhur Met Bozi. Në atë kohë, Met Bozi ka qenë kryetar i Komitetit të Shpëtimit. Bozi na lajmëroi se drejt Cërrikut po vinte autokolona që ishte nisur nga Belshi. Kështu ai na caktoi që të shkonim te kinemaja. Të tjerët qëndruan mbi tarraca. Met Bozi na tha të qëllonim për të mbrojtur familjet, sepse sipas tij, Garda kishte ardhur për të vrarë familjet tona. Na kishin vënë edhe prita", dëshmoi dje midis të tjerave, Bujar Buzani. Sipas tij, grupi i tyre, që udhëhiqej nga Met Bozi dhe Arjan Toska, ishin në hasmëri me Mandelën. Ky i fundit, mbahej si një prej të fortëve të Elbasanit dhe tashmë ndodhet i dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas Bujar Buzanit, kjo ka qenë edhe një nga pikat e forta që ka shfrytëzuar Met Bozi. Ai është shprehur dje se Met Bozi e dinte këtë gjë dhe përveçse na tha të mbrohemi nga Mandela, na bëri të ditur edhe pozicionet për të qëlluar mbi gardistët. Buzani shtoi se Mandela i kishte sulmuar dhe për këtë qëllim ata kishin ngritur edhe prita. Ishin të armatosur dhe kjo dihej tashmë nga Met Bozi, i cili e ka shfrytëzuar këtë moment. Met Bozi, sipas Bujar Buzanit, ishte personi që ka dhënë urdhër të drejtpërdrejtë, ndërsa nuk ka ngurruar të thotë se urdhrat janë marrë edhe nga lart.
Buzani, akuza vëllezërve për masakrën
"Unë jam dëshmitari i gjallë i masakrës me autoblinda në qytetin e Cërrikut"
Bujar Buzani, përveçse ka akuzuar dy kushërinjtë për ngjarjen e rëndë të 23 majit 1997, ka vënë para përgjegjësisë edhe vëllanë e tij, Tomorr Buzanin. Ai është shprehur para gjykatës se ka qenë gjatë gjithë kohës te kinemaja, atje ku edhe ishin përqendruar, por ai që ka gjuajtur, sipas tij, ka qenë Arjan Toska, kushëriri i tij. Ky, sipas Bujar Buzanit, ka gjuajtur me antitank dhe ka arritur t‘i vërë flakën blindit ku ndodheshin gjashtë gardistët. Më pas, Buzani ka treguar se edhe vëllai i tij, Tomorr Buzani, kishte në dorë një armë automatike dhe me të ka qëlluar drejt policisë. Të gjithë, sipas të penduarit, kanë qenë aktivë, sepse vetëm për këtë gjë ishin përgatitur. "Po, është e vërtetë. Ne kemi shkaktuar masakrën e Cërrikut. Kemi djegur të gjallë gjashtë gardistë. Ndërsa janë vrarë dhe dy policë të cilët ishin në rrugë. Të gjithë janë përgjegjës për atë ngjarje të rëndë. Vëllai im, Tomorr Buzani, ka gjuajtur me automatik. Ndërsa djali i tezes, Arjan Toska, ka qenë personi më kryesor. Ai ka pasur në dorë antitankun. Ka qëlluar në drejtim të blindit ku ndodheshin gardistët. Pamë që blindi mori flakë. Ishim aty deri sa ata u dogjën të gjallë. Ne iu afruam blindit dhe nxorëm prej andej vetëm dy trupa, sepse të tjerët u bënë shkrumb. Në rrugë pamë edhe dy policë të vrarë. Pasi i nxorëm dhe i lamë në rrugë dy trupat e gardistëve, u larguam. Vajtëm në vendet tona të përqendrimit. Pamë që erdhi zjarrfikësja për të shuar flakët e blindit. Gjithçka e kemi bërë me vetëdije", pohoi ai. Më pas shtoi: "Këta të gjithë që janë të arrestuar dhe kanë kryer krimet duan t‘ua hedhin fajin atyre që kanë vdekur dhe nuk jetojnë më. Unë dua të them se pasi kemi vrarë gardistët, kemi marrë në blind një radiomarrëse dhe një automatik ‘Tomson‘".