Karlo Ançeloti: 400 herë milanist
Karlo Ançeloti, duke qenë se në Bolonja ju festuat ndeshjen e 400 me kuqezinjtë, vetëm 60 më pak ndaj rekordit të Nereo Rokos, çfarë mund të na thoni për këtë formacion: Abiati, Helveg, Laursen, Kostakurta, Kaladze, Gatuzo?
Ky formacion duhej të ishte ai i ndeshjes sime të parë.
Përgjigje e saktë...
Milan-Peruxhia për Kupën e Italisë. Fituam 3-0 dhe Inzagi shënoi një dopietë.
Kujtime të tjera?
Me shumë pak kohë në dispozicion provuam disa skema dhe arritëm të preknim majat.
Na e shpjego pak këtë lidhje të gjatë mes jush dhe Milanit?
Thjesht biem dakord. Shumë shpesh i kam kuptuar kërkesat e klubit, ashtu si klubi dhe shoqëria ka kuptuar vështirësitë e mia.
Sa herë të është dashur të ulësh kokën përballë zgjedhjeve të bëra nga klubi?
Në këto 400 ndeshje nuk ka pasur kurrë asgjë që të më jetë imponuar.
E keni ndjerë ndonjëherë veten në prag të largimit?
Sigurisht që kam qenë në dyshim shumë herë. Duke sjellë ndër mend kohën e kaluar, kujtoj ditët e gjysmëfinales së Champion League me Interin. Pastaj erdhi Stambolli. Megjithatë, mendoj se në momente të vështira, një klub ka të drejtë të vlerësojë edhe "ndjenjën" që një trajner ka për ambientin që e rrethon.
Cila është gjëja më e bukur që ju ka thënë Silvio Berluskoni, presidenti i Milanit?
Raporti me Berluskonin është shumë i veçantë. Ai bëhet më kritik kur gjërat ecin mirë dhe tregon qetësi të madhe e na jep mbështetje në momente të vështira.
Cilat janë tri ndeshjet më të rëndësishme gjatë 400 të tillave?
Sigurisht ndeshja gjysmëfinale e Champions-it e luajtur në "San Siro" me Mançesterin. Ka qenë ndeshja ku skuadra ime tregoi më së miri se kush ishte. Pastaj edhe dy finalet e fituara, edhe pse nuk kanë qenë të jashtëzakonshme për nga niveli i lojës.
Po tre më të dhimbshmet?
Ajo e Stambollit me Liverpulin. Nuk ka qenë e lehtë të "administroje" pasojat. Vërtet e hidhur ka qenë edhe humbja me Bolonjën në sezonin kur zëvendësova Terimin. Vumë në rrezik kualifikimin për në Champions. Pastaj humbja 0-4 me La Korunjan, ishte akoma më e dhimbshme se Stambolli, sepse atje e kishim ndërgjegjen e pastër që luajtëm mirë, pavarësisht se humbëm.
Keqardhjet tuaja në këto vite?
I pari është për Stam që u largua aq shpejt. Tjetri është për Ronaldon. Ishim të sigurt se do të arrinim ta rikuperonim dhe keqardhja ime më e madhe është se nuk e pashë kurrë në atë gjendje që ëndërroja.
Gabimi më i madh?
Kam bërë aq shumë, sa me thënë të drejtën nuk di kujt t‘ia vë gishtin. Kufiri i vetëm që njoh është se kam marrë pak nga tiparet e kësaj skuadre, ose ndoshta ka marrë skuadra nga unë. Nuk di ç‘të them.
Domethënë?
Që kur një grup futbollistësh marrin "nëpër këmbë" disa ndeshje dhe unë e kam të vështirë t‘i stimuloj.
Cila është padrejtësia më e madhe që ju është bërë?
Penalizimi për çështjet e "Calciopolit". Tashmë janë gjëra të shkuara, por vazhdoj ta konsideroj një gabim. Milani ishte krejtësisht i pastër, nuk kishte dorë fare.
Ka pasur ndonjëherë ndonjë lojtar me të cilin keni pasur marrëdhënie të vështira?
Fillimet e Sedorfit me ne kanë qenë shumë të vështira, për shkak të personalitetit të tij. Më shumë se me mua, ishin të vështira raportet me shokët, edhe pse të gjithë i kishin parë grindjet me fjalë që kishim në fushë. Edhe me Pipo Inzagin kam një raport të vështirë, lidhur me veprimet e tij. Kur nuk e fus të luajë, nuk flasim, dukemi si dy të huaj. Por njihemi prej kohësh dhe pasi kalojnë disa ditë, qartësohet gjithçka.
Ndonjë rast kur futbollistët kanë refuzuar të qëndrojnë në pankinë?
Një herë të vetme, në Modena, para kampionatit të disa viteve më parë. Më kujtohet që Rivaldo më tha: Nuk jam mësuar të qëndroj në pankinë, ndërsa unë iu përgjigja: Epo këtu duhet të mësohesh.
Lojtari më i "çmendur"?
Të çmendur dhe të këqij nuk ka pasur kurrë, ndërsa tipa të veçantë po. Kontra ishte një personazh i veçantë. Edhe Gurkuf ishte një djalë i veçantë. Ndërkaq, tipa gazmorë kam ndeshur shumë. Kjo është një skuadër që ka një sens të mirë humori. Pirlo, për shembull, ka një ironi prej komiku, Nesta ka sens humori roman dhe Gatuzo në mënyrë e tij të argëton, vetëm se humori i tij është pak më i zhurmshëm.
Kush tregon më shumë barsoleta?
Jam unë, megjithatë nuk ngelej pas edhe Odo.
Po tani në Gjermani...
Besoj se imiton Klinsmanin, apo Hoenes.
Na trego ndonjë prapaskenë që askush nuk e di?
Në futboll nuk ka gjëra që mbeten sekrete, sepse jemi në një lloj "Big Brother"-i. Megjithatë, në këto 400 ndeshje me Milanin nuk kam prekur askënd dhe as më kanë prekur. Ky është vërtet një rezultat i mirë.
Cilët kanë qenë më të mirët e të gjithë këtyre viteve me Milanin?
Nesta, Maldini, Gatuzo, Pirlo, Kaka, Inzagi dhe Sheva. Mua më kanë dhënë vërtet shumë.
Gjëja për të cilën jeni më shumë krenar?
Për faktin që Milani ka mbajtur një identitet të përcaktuar mirë. E nisëm me një ide: të synonim te cilësia dhe të luanim mirë. Mendoj se kur luan mirë, është një skuadër e jashtëzakonshme.
Meqë ra fjala te Milani, le të flasim për disa nga rastet më të shënuara gjatë këtyre viteve nën drejtimin tuaj? Ta nisim nga ndeshja me Mançesterin...
Të tregohemi të paanshëm. Ishim shumë të bindur për lojën tonë. Në Evropë nuk kishim frikë nga askush.
Ai që fitoi kampionatin?
Ndoshta Milani më i ekuilibruar. Jo rastësisht ka qenë skuadra që ka pasur vazhdimësi.
Ai i Stambollit?
Më i bukuri.
Ai i Athinës?
Më i vendosuri.
Po ai i sotmi? Ëndrra për kampionatin?
Po ndiej një frymë të re në skuadër.
Si është gjendja në ekip pas ankthit për largimin e Kakasë?
Është rikthyer entuziasti. Ishte një çështje që mund të ndikonte negativisht te ne, por që në të vërtetë po na sjell avantazhe.
Karlo Ançeloti, si do ju pëlqente t‘u kujtonin kur ta mbyllni karrierën tuaj me Milanin?
Si një njeri i rëndësishëm për historinë e klubit. I rëndësishëm si Roko, Saki dhe Kapelo. Meqë ra fjala, mund t‘u lë takim për intervistën tjetër.
Kur?
Kur të bëj 460 ndeshje me Milanin.