Kledi Kadiu, një rrëfim autobiografik
Historia e balerinit shqiptar, Kledi Kadiut, është si një përrallë, madje më mirë se aq. Ai mbërriti në Itali si shumë bashkatdhetarë të tij, hipur në një anije të tejmbushur me të dëshpëruar. Ai përjetoi vështirësitë e të qenit klandestin, diskriminimin dhe shfrytëzimin. Pasioni i madh për baletin ishte ajo çka e shtyu të bënte përpara. Fati vjen vetëm në vitin 1997, kur takoi për të parën herë prezantuesen e famshme italiane, Maria De Filippi. Ajo vlerëson talentin e tij artistik dhe njerëzor dhe e promovon si balerin të parë në programin e saj. Ky libër autobiografik rrëfen jetën e balerinit shqiptar. Aty alternohen shpresat dhe zhgënjimet, e gjithë jeta e tij e shtyrë nga forca e një ëndrre të madhe. "Meglio di un sogno", u botua në Itali prej shtëpisë botuese "Mondadori".