A ka kryer Izraeli krime lufte në Gaza?
Baza ajrore Palmaçim gjendet 15 kilometra në jug të Tel Avivit. Një burrë me flokët e rëna qëndron përpara një gjysme duzine helikopterësh luftarakë në sheshin e bazës. E prezanton veten si Majori I. Është rezervist dhe ka një restorant në qendër të Tel Avivit. Por, që prej fundit të dhjetorit vendi i tij i punës ka qenë posti i drejtimit të një helikopteri "Kobra". "Botë e çmendur", thotë, "në mëngjes je me familjen, ndërsa në darkë në Gaza". Të lë përshtypjen e një njeriu mjaft të zgjuar e shumë qytetar dhe për gazetarin e gjermanes "Der Spiegel" janë pikërisht këto arsyet që nga zyra e shtypit të ushtrisë izraelite është përzgjedhur për të komunikuar me reporterin gjerman.
Sipas forcave izraelite, i është dhënë rëndësi shumë e madhe trajnimit të njerëzve për të dalluar civilët nga militantët e Hamasit. "Bëmë gjithçka mundëm për të mbrojtur jetët e civilëve të pafajshëm", thotë Majori I. Por janë deklaratat e këtij lloji ato që vihen më së forti në dyshim, tani që konflikti mbaroi. Çdo foto banesash të shkatërruara, apo ankesa e çdo nëne për vrasjen e fëmijëve të saj, po e vë Izraelin nën trysni të forta. Po shkalla e sulmit izraelit a justifikohet dot? I mori Izraeli masat e duhura për të mbrojtur civilët?
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po kërkon "hetim të plotë", "Amnesty International" po e akuzon Izraelin për "krime lufte", ndërsa Luis Mishel, komisionari i BE-së për ndihmën ndaj vendeve në zhvillim, thotë: "Është evidente që Izraeli nuk i respekton ligjet ndërkombëtare".
Zyrtarisht Izraeli hedh poshtë çdo akuzë të këtij lloji, por në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Jerusalem po mbërrijnë dallgë akuzash zyrtare nga e gjithë bota. Ushtria po përgatit dosjet përkatëse për secilën prej akuzave. Kanë nisur hetime të brendshme, ndërkohë që ushtarët janë instruktuar të mos komentojnë pyetjet e sikletshme.
Lufta sot vazhdon me argumente ligjore. Akuza kryesore kundër Izraelit është se reagoi ndaj sulmeve me raketa të Hamasit me fuqi zjarri të pajustifikueshme, duke shkaktuar vdekjen e qindra civilëve. Nuk kurseu zjarrin as ndaj spitaleve, shkollave të kontrolluara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe zyrave të OKB-së në Gaza. Palestinezët këmbëngulin se nuk kishte shanse që këto ndërtesa të përdoreshin si strehë nga Hamasi. Por ky argument u dobësua javës së shkuar, kur u zbulua se Hamasi kishte lëshuar një prej raketave nga pallati Al-Shuruk, ku ishin vendosur shuma trupa televizive ndërkombëtare.
Megjithatë, kritikët këmbëngulin se edhe pse vërtet Hamasi mund të ketë hapur zjarr nga brenda këtyre ndërtesave, goditja e tyre ishte e palejueshme. Shifrat flasin më qartë se çdo lloj akuze: 13 izraelitë të vdekur, kundrejt 1 300 viktimave palestineze, përfshi këtu numrin e madh të civilëve. Edhe po t‘u referohemi shifrave të viktimave që jep Izraeli - sipas të cilave të vrarët nuk janë më shumë se 700 - përsëri nuk mund t‘i shmangemi pyetjes: mund të aplikohen ligjet e luftës në një konflikt ku numri i viktimave të njërës palë është shumë herë më i madh se i tjetrës?
Superioriteti ushtarak izraelit shkoi jo vetëm përtej mundësive të palestinezëve, por edhe përtej ligjeve konvencionale të luftës, të përfaqësuara nga Ligji Humanitar Ndërkombëtar (LHN), i formuluar nën Konventën e Gjenevës së vitit 1949.
Ligji Humanitar Ndërkombëtar, buqeta bazë e ligjeve për trajtimin e krimeve të luftës, është konceptuar për luftëra klasike mes shteteve - shfaqje simetrike force mes ushtrive të dy shteteve. Por, konflikti i Gazës ishte tërësisht asimetrik. Armiku i Izraelit është një grup militantësh që lufton në fshehtësi dhe përdor popullsinë civile si mburoja njerëzore, gjë e palejueshme nën Konventën e Gjenevës.
Luftërat asimetrike të zhvilluara vitet e fundit në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Afganistan, kanë bërë që Ligji Humanitar Ndërkombëtar të aplikojë në formë të modifikuar. Në rast se nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi vendndodhja e armikut - si për sulme nga ajri, ashtu edhe nga toka - si edhe kush mbrohet nga LHN si civil, si mund të veçohen shënjestrat e vërteta nga viktimat e pafajshme?
Aq sa brutale mund të duket, do të ishte e paarsyeshme të prisje që një vend të pranonte kufizime ligjore, të cilat mund t‘i krijojnë disavantazhe të konsiderueshme për sa i përket forcës ushtarake. Do të ishte e pamundur nga ana ligjore të detyroje Izraelin të pakësonte fuqinë ushtarake për hir të respektimit të ligjeve ndërkombëtare.
Ekspertët ligjorë thonë se në luftë secila prej palëve ka të drejtën të kërkojë me çdo kusht fitoren. Para pak ditësh, Kryeministri izraelit deklaroi zyrtarisht se shteti merrte përsipër të mbronte çdo ushtar që mund të akuzohej për krime lufte. Asa Kasher i Universitetit të Tel Avivit, i konsideron "nonsens" akuzat për krime lufte. Kasher, profesor filozofie, ka shkruar Kodin Etik të Forcave të Armatosura izraelite dhe ka zhvilluar një paketë pyetjesh për luftën kundër terrorizmit. Nën kodin në fjalë, oficerëve izraelitë u kërkohet të përcaktojnë:
Sa i madh është rreziku nga një terrorist i caktuar
Sa i përfshirë është i dyshuari dhe nëse i dyshuari është simpatizant, informator, apo luftëtar
Sa i saktë është informacioni mbi vendndodhjen e terroristëve
Cilat armë, municione dhe eksplozive janë të përshtatshme për një mision të caktuar
Sipas Kasher, Izraeli merr të gjitha masat e mundshme për të shmangur viktimat civile. Por, pranon gjithashtu se është e pamundur të luftosh terrorizmin, pa shkaktuar dëme anësore. Ndërsa privatisht, ushtarët izraelitë pranojnë se njësitë e përfshira në operacionin në Gaza i dhanë më pak rëndësi kujdesit për viktimat civile se në operacionet e mëparshme. Kjo, sipas tyre, si rezultat i mësimeve të marra gjatë luftës në Liban në vitin 2006, ku shumë ushtarë izraelitë vdiqën nëpër kurthe të ngritura nga armiku.