"Në Auzhvic nuk mendohej për vetëvrasjen"
A e keni provuar edhe ju ndjesinë e fajit, të atij që ka mbetur ende gjallë pas një eksperience të kaluar në një kamp përqendrimi, një eksperiencë që vazhdon të jetë prezente në të gjitha veprat që trajtojnë argumentin e internimit?
Dua të them se nuk e menduar kurrë vetëvrasjen, edhe pse kur dola nga kampi i përqendrimit jetova për muaj të tërë në ankth. Është shumë e vështirë t‘i vësh një emër kësaj gjendjeje. Natyrisht ishte një traumë, që ashtu si shumë të tjerë, po e kaloja edhe unë. Nuk arrij ta kuptoj se si, por u shërova në pak orë, ose më saktë në pak minuta, kur takova gruan time të ardhshme, e cila më rilidhi me botën e jashtme. Kam biseduar me shumë ish të burgosur të kampit të Auzhvicit dhe ata më thoshin kështu: "Po, ndoshta unë jam gjallë në vend të një tjetri që meritonte të jetonte më shumë se unë". Shpesh këtë e kam menduar dhe unë. Për momentin më vjen ndërmend një person që quhej Rene dhe ishte shumë më i shëndoshë sesa unë, të cilin e dërguan në dhomat e gazit. Shpesh thosha me vete: "Ka mundësi të ketë ndonjë ngatërresë, u kanë ndërruar vendin fotografive, duhej të më dërgonin mua te dhomat e gazit. Por ndodhi e kundërta, dërguan atë". Tashmë kjo ka ndodhur dhe mua më ka shoqëruar vazhdimisht ky dyshim, që jam gjallë sepse më kanë ngatërruar me atë. Gjithsesi, dua të them se kjo ndjenjë faji nuk më ka rënduar kurrë në ndërgjegje, por e kam dëgjuar të përshkruhet nga shumë njerëz.
Ju i jeni rikthyer jetës normale, pasi qëndruat një vit në kampin e Auzhvicit. Si ndiheshit?
Duhet të them se ishte një gjysmë anulim i dënimit me vdekje, ndaj edhe librin tim e titullova "Armëpushimi". Ishte një moment i shumëpritur, sepse na lejoji të gjithëve ne të mësoheshim nga pak me këtë gjë. E mallkoj këtë armëpushim, sepse vitet e para në Itali ishin shumë të vështira. Gjithsesi, më pas arrita të triumfoja, takova gruan time të ardhshme dhe gjeta punë si kimist. Në atë kohë Italia ishte e mbushur me shpresë: rrugët ishin të mbushura me mbeturina, në shtëpi nuk kishte ngrohje, edhe pse sobat me dru nuk mungonin, jetesa ishte shumë e vështirë gjatë atij dimri, por ekzistonte shpresa për të ndërtuar një shtet civil, modern dhe të lulëzuar, e cila më pas nuk është se triumfoi.
Ju që e keni parë vdekjen nga afër, le të themi kështu, çfarë ndienit për ata persona që u mohohej e drejta për të jetuar për motive banale. Çfarë mendoni konkretisht?
Është një pyetje shumë e vështirë. Askush, sipas meje, nuk është në gjendje të kuptojë një vetëvrasje, e aq më tepër vetëvrasësin. Rrallë ndodh që ai i cili vret veten, të dijë arsyen e vërtetë se përse e kreu këtë akt. Nuk ekziston një raport i saktë mes eksperiencës në kamp dhe vetëvrasjes. Madje mund të them se në kampin e përqendrimit vetëvrasja ishte e papranueshme. Zakonisht ne vritemi më tepër kur shoqëria paragjykon, një fakt ky mjaft i njohur, por i shpjeguar keq. Unë kam një teori timen personale dhe mendoj se vetëvrasja është një akt personal dhe intelektual, nëse ju pëlqen edhe i frikshëm, por kafshët nuk vetëvriten. Në kamp jeta e njeriut është si ajo e një kafshe: nuk kishe kohë për t‘u menduar; mendoje për të ngrënë, për t‘u mbrojtur nga i ftohti dhe nga të rrahurat. Nuk kishe kohë të meditoje për jetën dhe vdekjen e më pas të zgjidhje vetëvrasjen. Të paktën kështu mendoj unë. E kam lexuar në mjaft dokumente, fatmirësisht nuk kam pasur fatin ta mendoja këtë gjë për veten, në shumë libra, që kjo ishte vënë re edhe në kampet e tjera të përqendrimit. Për shembull, të arratisurit që kishin shpëtuar nga këto kampe, nuk arrinin të ambientoheshin me jetën normale dhe për shkaqe të ndryshme detyroheshin të vrisnin veten. Ndoshta kur janë kthyer në shtëpi nuk kanë gjetur më një familje, apo vendlindjen dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm. Kam pasur fatin të rigjej qytetin tim: jam italian, flas italisht, veten e konsideroj 80 për qind italian dhe 20 për qind hebre. U përshtata shumë shpejt me jetën e qytetit, nuk pata vështirësi siç u ndodhte të tjerëve. Kush kishte shpëtuar ishte në kushte të mjerueshme, pra pa vendlindje, grua, familje, miq. Ishte i vetëm në botë.
Çfarë është njeriu për ju?
Është një pyetje shumë e vështirë: mund të përgjigjesh se çfarë është njeriu për antropologun, filozofin, apo historianin. Nuk e di se kë të zgjedh nga të tria, por mendoj se mendimi im nuk ndryshon shumë nga ai që kanë të tjerët. Unë mendoj se njeriu ka të drejta dhe detyra dhe se duhet t‘i mbrojë me shumë autoritetet të drejtat e tij, duke përmbushur edhe detyrat.
Arti për njeriun: është një mjet për t‘u arratisur, apo për të shprehur personalitetin e tij?
Kush mund të dyshonte për këtë, natyrisht që po. Arti, kur është me të vërtetë art dhe jo komerc, është i tillë dhe asgjë më shumë: është një mënyrë e lumtur për t‘u shprehur. Nuk ka asnjë njeri më të lumtur se artisti gjatë aktit kur bën, apo kryen pikërisht atë që ndjen. Unë duhet të them se 1981-shi që kalova duke shkruar "Se non ora" (Nëse jo tani), ka qenë një vit i lumtur për mua. Nuk kisha gjë tjetër në kokë, gjithçka tjetër, kalonte në plan të dytë, ndonjëherë punoja katër orë, e herë të tjera punoja gjashtë orë. Kishte rast që nuk punoja asnjë orë, po kaq më mjaftonte për t‘u ndjerë në paqe me botën.
Në kampet e përqendrimit, për artin kishte një lloj mirënjohjeje, një trajtim ndryshe, apo absolutisht jo?
Çuditërisht po, trajtoheshin edhe ndryshe. Kishte disa piktorë të cilëve u lehtësohej disi jeta aty brenda, të paktën atyre që ishin më dinakë, sepse ata bënin portrete për SS-të. Dhe kjo vlerësohej, natyrisht që duhej të ishin kaq të zotët sa ta shisnin veten mirë, të arrinin të tregonin se ishin të zotët se mund ta bënin mirë punën. Megjithatë unë nuk e di se sa vlerë mund të ketë kjo: nuk është se arti vlerësohej shumë aty. Kam njohur njërin që dinte, ose që thoshte se dinte të lexonte dorën. E atëherë ky luante rolin e parashikuesit për SS-të, duke i mashtruar. Në kamp rregulli numër një ishte se asnjëherë nuk duhej të shfaqeshe si "kushdo". Një mënyrë e mirë për të shpëtuar veten ishte pikërisht fakti se duhej të tregoje se kishe një dhunti të veçantë.
Biografia
Primo Levi (Torino, 31 korrik 1919 - Torino, 11 prill 1987) ka qenë një shkrimtar italian dhe autor i shumë tregimeve, kujtimeve, poezive dhe romaneve. Lindur në Torino nga një familje hebreje, Primo Levi vazhdoi studimet më 1934-ën në gjimnazin "D‘Azeglio". Kur përfundoi gjimnazin u regjistrua në Fakultetin e Kimisë në Universitetin e Torinos. Pas diplomimit dhe dy vitesh punë të mundimshme, për shkak të origjinës së tij hebreje, Primo Levi iu bashkua një grupi partizanësh. Më 1944-ën u zu rob dhe pasi deklaroi se ishte një hebre, u mbajt për një periudhë të shkurtër në kampin e Fosolit, ku më pas u dërgua në atë të Auzhvicit. Pas një viti burgim, kampi ku ishte internuar lirohet nga ushtria e kuqe. Veprat e tij letrare u frymëzuan nga kjo eksperiencë tragjike. Primo Levi u gjet i vdekur më 1987-ën në shtëpinë e tij.