E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden mes tyre tenton te vrase dy vete

SHKODR - Nje vrasje eshte mundur te parandalohet mesditen e se merkures. Ne oren 1410 ne lagjen Naim Gjylbegu ne qytetin e Shkodres prane qendres shendetesore te Dergutit ku ndodhet dhe drejtoria e shendetit publik ka pasur te shtena armesh.


Nderhyrja e shpejte e policise ka bere te mundur parandalimin e nje ngjarjeje me pasoja te renda pasi autori i saj sapo ka pare policine qe afrohej ka leshuar me shpejtesi nga duart armen automatike kallashnikov dhe eshte larguar per tu ndaluar 1 ore me pas nga policia.


Ne konflikt mesohet se jane perfshire 21-vjecari Savin Bardhi me banim ne lagjen Guerile dhe Almir Kazazi e Fatjon Mithi perkatesisht 19 dhe 22 vjec. Grindja mes tyre ka qene ne nje prej lokaleve te rruges Bujar Bishanaku mbremjen e se martes prane vendit ku ka ndodhur dhe ngjarja.


Mesohet se 21-vjecari Bardhi dhe njeri prej dy shtetasve te tjere jane grindur mes tyre per motive te dobeta dhe e kishin lene te takohen te merkuren ne mesdite per tu sqaruar dhe pire kafen e pajtimit me ndemjetesine dhe te nje tjetri i njohur i te dyja paleve.


Takimi eshte lene ne oren 1400 dhe Savin Bardhi ka shkuar tek vendi i takimit se bashku me nje automatik te mbeshtjelle me nje thes dhe te vendosur ne biciklete ndersa pas i eshte vene dhe nje familjar i tij me motociklete qe ka dyshuar se mund te ndodhte dicka pasi Savini ishte larguar i armatosur.


Dy personat qe po e prisnin 21-vjecarin e kane pare teksa afrohej por ky ka nxjerre armen dhe ka qelluar drejt tyre. Duke pare policine qe po vinte ai ka qelluar me bresheri te shkurter dhe e ka leshuar armen duke u larguar me vrap.


Nga dy personat objekt i sulmit te armatosur te 21-vjecarit eshte plagosur lehte ne dore Fatjon Mithi i cili ka marre ndihmen e duhur mjekesore. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes duke bllokuar levizjen ne kete korsi te rruges se gjere ndersa pas identifikimit te autorit ka bere te mundur kapjen e tij.


Ne vendin e ngjarjes eshte gjendur dhe nje gezhoje dhe arma e krimit qe eshte sekuestruar si prove materiale. Akuzat e ngritura per 31-vjecarin Bardhi jane ato te vrasjes se mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje. A.Dushi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›