Selmanllari Kam kryer korrupsion

DSHMIA/ Avokati Genc Gjokutaj ka shperndare nje deklarate noteriale ku klienti i tij pohon se ka dhene ryshfet
Prokuroria e Tiranes konfirmon se ndaj Selmanllarit mund te ngrihet akuze per korrupsion dhe deshmi te rreme
TIRAN- Pas nje deklarate ne prokurori ku mohon cdo dhenie ryshfeti dy dite me pas Rrahman Selmanllari ka pohuar te kunderten duke deklaruar se i ka dhene Dritan Avllajt 20 te kontrates pasi ky i fundit kishte marre persiper te kalonte studimin e zones dhe te merrte lejen e ndertimit ne bashki.
Nje gje e tille nderkohe mund te beje qe ndaj tij te ngrihen akuzat e korrupsionit aktiv si dhe ajo e deshmise se rreme pasi nga ana e prokurorise u deklarua se me pare Selmanllari nuk kishte pranuar dhenien e ryshfetit. Ne nje deklarate noteriale te firmosur nga Rrahman Selmanllari dhe te shperndare mesditen e djeshme nga avokati i tij mbrojtes Genc Gjokutaj thuhej se kerkesa e Avllajt ishte pranuar pasi ai e kishte paraqitur veten si mik i kryetarit te bashkise.
Ne deklaraten e firmosur pretendohet se keto deklarime jane bere edhe para prokuroreve te ceshtjes tri dite me pare. Por burimet prane ketyre te fundit konfirmuan serish per Shekullin se ne asnje rast gjate tre oreve te marrjes ne pyetje te shtetasit Selmanllari ky i fundit nuk ka thene nje gje te tille. Gjithashtu keto burime saktesuan se do te verifikohet firma e hedhur ne deklaraten noteriale me ate te dhene ne prokurori.
Sapo kemi administruar nje kopje te deklarates noteriale te shperndare nga avokati Genc Gjokutaj dhe do te verifikojme me ane te nje akt-ekspertimi daktilografik dhe krahasues nenshkrimin qe ndodhet poshte emrit Rrahman Selmanllari.
Nese rezulton qe kjo firme eshte e njejta me ate qe ndodhet ne procesverbalin e marrjes ne pyetje tre dite me pare do te dergohet ne adrese te tij nje flete-thirrje tjeter ku do te merret serish ne pyetje shprehen burime te prokurorise.
Sipas ketyre te fundit gjate marrjes ne pyetje Selmanllarit mund edhe ti komunikohen edhe dy akuza penale deshmi e rreme para oficerit te policise gjyqesore pasi gjate marrjes ne pyetje tre dite me pare ka mohuar se ka dhene 20 te aksioneve ne forme ryshfeti dhe akuzen e korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike per faktin e dhenies se ryshfetit.
Avokati mbrojtes gjate deklarimeve te djeshme para medieve konfirmoi edhe njehere qendrimin e klientit te tij i cili fakton akuzat e deputetes demokrate Albana Vokshi. Kjo e fundit deklaroi se shoqeria Vizion Construction ku ortak jane bashkejetuesi i saj Arian Tartari dhe shtetasi Rrahman Selmanllari eshte detyruar te jape ryshfet 20 te aksioneve te ndertimit te kompleksit te banimit ne zonen e Liqenit Artificial.
Nderkohe tre aksioneret e tjere Fatos Skeja Kujtim Hasa dhe Ylber Cami gjate marrjes ne pyetje nga prokuroret e ceshtjes Ardian Braho e Valentin Preci kane mohuar se kane dhene ryshfet tek Dritan Avllaj. Edhe ky i fundit i pyetur tri dite me pare ka mohuar deklaratat e deputetes Vokshi duke i cilesuar si akuza politike dhe shpifje.
Tartari su paraqit dje ne prokurori
Biznesmeni Arian Tartari i njohur si bashkejetuesi i deputetes se Partise Demokratike Alban Vokshi nuk u paraqit dje ne prokurori. Lajmi konfirmohet nga burimet e akuzes sipas te cilave Tartari kishte konfirmuar ardhjen gjate paradites se djeshme por nuk eshte paraqitur.
Sipas prokurorise telefoni i tij privat rezultonte i mbyllur dhe pritet qe ai te paraqitet gjate javes se ardhshme pasi do ti dergohet edhe nje flete-thirrje. Nderkohe konfirmohet se ai ka qene jashte shtetit per disa dite por eshte kthyer diten e hene ne Shqiperi.