E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia dhe trashegimia e E.Hoxhes

Kur diktatori stalinist i Shqiperise Enver Hoxha u percoll me nderime tek Varrezat e Deshmoreve nen statujen e monumentit Nene Shqiperi - data e vdekjes se tij 11 prilli 1985 iu hoq nga varri. Ramiz Alia i cili i sherbeu Enver Hoxhes si Sekretar i Partise se Punes se Shqiperise tha se njerez te tille nuk vdesin kurre.


Dhe eshte ndoshta nje fatkeqesi per kete vend qe 25-vjet pas vdekjes se Hoxhes menyra si jane zhvilluar gjerat i ka bere shume shqiptare ta rimendojne ish-periudhen komuniste si te deshirueshme. Duket sikur Ramiz Alia kishte patur te drejte.


Vertet aspektet me brutale te regjimit te Hoxhes tashme kane kaluar me kohe perfshire izolimin vrasjet politike vuajtjen ne burgje punen e detyruar dhe veshtiresite qe vinin nga internimet.


Por sot elita nuk perfill dhe nuk eshte e interesuar per mireqenien e popullit nuk punon per te miren e vendit te vet politika eshte e vrazhde dhe jotolerante mungesa e sundimit te ligjit eshte e dukshme. Keto probleme ua kane penguar rrugen qellimeve te vetedeklaruara nga Shqiperia sic eshte ngritja e nje demokracie funksionale ne vend ngritja nje ekonomie te qendrueshme dhe integrimi euroatlantik.


Lideri i madh


Dyzet vjet te sundimit te Enver Hoxhes lane nje trashegimi te zymte per Shqiperine post-komuniste. Por ka dicka ne favor te tij.


Ne kushtet e nje varferie te larte te trasheguar nga viti 1944 ai e ngriti ekonomine bazuar tek modeli sovjetik i industrializimit permiresoi nivelin e jeteses reduktoi dallimet mes rajoneve ne shoqerine shqiptare mbrojti integritetin territorial dhe beri permiresime te vecanta ne fusha te tilla si shendetesia arsimi si dhe ne drejtim te te drejtave te grave.


Mund te tingelloje mbreselenese per aq kohe sa pershkrimi eshte siperfaqesor pra pa hyre akoma ne detaje.


Sepse ky pershkrim le jashte nje nga tiparet e dukshme te sundimit te Hoxhes. Ndryshe nga diktatoret e tjere te Europes Lindore dhe Qendrore me kalimin e moshes Hoxha u be me ekstrem dhe dyshues duke perdorur nje aparat te gjere dhe te forte sigurimi policine e fshehte spiunet duke depertuar me to deri ne shtepite e shqiptareve.


Shqiptaret bashkejetuan me kete pervec ndonje rasti te rralle dhe heroik duke u karakterizuar nga konformizmi dhe apatia duke marre me vete edhe pak nga paranoja e sundimtarit te tyre.


Ne menyre periodike dhe te pameshirshme Hoxha eleminoi disa nga koleget e tij. Asnje regjim komunist nuk ka perjetuar nje spastrim te tille. Ndersa procesi ecte perpara pushteti perqendrohej tek nje grup i vogel njerezish me lidhje te ngushta familjare mbeshtetur tek besnikeria dhe bashkepunimi i vazhdueshem ne spastrimin e kundershtareve politike.


Ky regjim krijoi ate qe eshte quajtur si nje kolazh i fantazise nje lloj vendi qe do ta bente nje surrealist te qante nga gezimi. Por edhe ne qofte se kjo do te ishte thjesht nje fantazi ishte gjithsesi e tmerrshme.


Njeriu i fundit ne kembe


Vdekja e Enver Hoxhes la nje vakuum qe u mbush nga nje perkrahes i tij Ramiz Alia. Lideri i ri u perball menjehere me probleme serioze ekonomike dhe sociale produkt i disa reformave te rrezikshme te bazuara ne vendimmarrje ideologjike.


Ramiz Alia i cili aspironte te ishte nje komunist i reformuar gradualisht reformoi disa nga aspektet me te egra te regjimit. Pas kesaj disa segmente te shoqerise njohen rritje dhe shoqeria u be me e guximshme.


Alia beri dicka me shume se sa thjesht reagimi ndryshoi paksa strukturen e Hoxhes por u perpoq gjithsesi te ruante sistemin e Hoxhes. Gjithsesi ishte shume vone. Shqiptaret kishin pare tashme ndryshimet qe po ndodhnin ne te gjithe pjesen tjeter te Europes Lindore.


Perkeqesimi i kushteve brenda vendit coi ne konfrontime radikale. Shtytjen perfundimtare drejt ndryshimit vendi e mori nga studentet e Tiranes. Ndryshe nga intelektualet e vendit ata ishin te gatshem te perballeshin me rrezikun dhe e kundershtuan hapur regjimin.


Shume i shqetesuar Ramiz Alia zgjodhi Sali Berishen per ta derguar si ndermjetes. Berisha e perdori mjeshterisht kete moment per tu hedhur me pas ne protesta deri ne dorezimin e Ramiz Alise. Ne shume menyra Sali Berisha e ka dominuar Shqiperine qysh atehere.

Presidenti i ri - i vjeter


Sali Berisha nje nga kardiologet kryesore te Shqiperise ishte komunist dhe kandidat per anetar ne Komitetin Qendror te Partise se Punes.


Por qe ne momentin qe ai u be president i Shqiperise ne vitin 1992 ai tundi flamurin anti-komunist duke e deklaruar si rruga e se ardhmes dhe duke e perdorur per hakmarrje ndaj ish-komunisteve te tjere.
Ta lije regjimin e Hoxhes pas vetes ishte shume me e veshtire nga cmund ta kishte parashikuar dikush.


Vendi be anetar i Fondit Monetar Nderkombetar ndoqi rrugen e privatizimeve te shpejta i dha fund kufizimeve ne import braktisi kontrollin e cmimeve etj. Por papunesia u rrit. Per dhjetera mijera anjerez varferia sa vinte e thellohej. Qindra mijera shqiptare u larguan nga vendi. Dhe ne shume fusha ndikimi i Hoxhes vazhdonte te ishte i fuqishem.


Berisha dhe pjesa tjeter e elitave ne Shqiperi treguan nje mentalitet autoritar dhe jotolerant qe nuk lejonte asnje kompromis apo negociata te nevojshme per ta cuar vendin drejt demokracise.

Berisha me gjithe guximin qe kishte treguar ne momentin e shkeputjes nga regjimi dukej i paafte per tu shkeputur nga e kaluara e tij. Ne te vertete partia e tij Partia Demokratike u be nje makine personale per te forcuar pushtetin e vet. Njelloj si Hoxha ai nuk pranonte ata qe nuk pajtohesin me mendimin e tij dhe goditi cdo sfidant te vetin me te gjitha menyrat qe kishte ne dispozicion perfshire dhunen pavaresisht nga kostoja qe paguante demokracia e re e Shqiperise.


Fushatat e tij elektorale te kujtojnin propaganden komuniste te kohes Berisha opozitaret i quante terroriste dhe te frontit te kuq te cilet sipas tij kishin mbeshtetje nga armiqte tradicionale greket dhe serbet.
Forcat e tij te sigurise dhe bandat kriminale nderprisnin mitingjet e opozites bastisnin dhe sulmonin te gjithe mbeshtetesit e opozites kandidatet perfshire ketu dhe shtypin.

Kryeministri i vjeter - i ri


Kombinimi fatal i ketyre politikave dhe trajtimi i papergjegjshem i skemave piramidale e cuan Sali Berishen drejt largimit ne vitin 1997 pas asaj qe mund te konsiderohet kryengritja e pare e suksesshme popullore e armatosur ne Europe qe nga shekulli XIX. Trazirat ne rritje dhe rebelimi i plote i popullsise cuan ne shperberjen e ushtrise. Trajtimi i eger qe pushteti i Berishes i beri popullsise nuk mundi te ndalonte bastisjen e afro 1 milion kallashnikoveve tankeve artilerise se rende deri tek raketat e sofistikuara kineze toke-ajer - nga repartet ushtarake te vendit.

Dhuna qe pasoi shkaktoi qindra te vdekur duke e detyruar Berishen te turperuar te jepte me ne fund doreheqjen duke i hapur rruge zgjedhjeve te reja parlamentare. Opozita erdhi ne pushtet pas nje procesi gjithashtu te turpshem demokratik por komuniteti nderkombetar e miratoi rezultatin pasi nuk kishte zgjidhje tjeter.


Kryeministri i ri Fatos Nano ka qene kryeministri i fundit i regjimit komunist. Edhe ai ishte gjithashtu nje krijese e kohes se Hoxhes dhe i brumosur me politiken e hakmarrjes dhe autoritarizmit. Ne te vertete per shume arsye ai ishte meshirim i kesaj kulture. I privilegjuar nga gruaja e Hoxhes Nexhmija ai e kishte kundershtuar pluralizmin e vertete dhe sistemin e ekonomise se tregut deri ne fund te sistemit njepartiak.


Si Nano i vendosur ne pozicionin e tij te hershem ashtu dhe Berisha ne ate te Hoxhes prireshin te ishin dogmatike konfrontoheshin dhe ishin te fokusuar fillimisht te pakten vetem tek rezultatet.

Ai solli disa figura te vjetra ne rrethin e tij te brendshem duke menjanuar reformatore shume te perkushtuar dhe shtypi debatin e brendshem ne parti. Nano po ashtu si Berisha shkaterroi idene e nje sistemi civil te pavarur duke e spastruar aparatin e sigurise gjyqesorin dhe administraten shteterore dhe pothuajse te gjithe ambasadoret dhe gjeneralet.

Nano pasi pothuajse u permbys nga nje grusht shteti i iniciuar nga Berisha vendosi nje regjim korruptiv qe mund te pasuronte ate dhe mbeshtetesit e tij. Edhe njehere thelbi i detyres se tyre puna per te miren e popullit ishte injoruar. Por kur qytetaret paten shansin per ta zevendesuar ate Berisha doli si e vetmja zgjidhje.


Humbja e fundit

Sali Berisha i ri u kthye ne pushtet ne vitin 2005. Disa perparime ishin arritur por shume nga menyrat e vjetra Hoxhiste vazhdonin te ishin prezente. Pjesa me e madhe e energjive te Berishes u perqendrua ne zgjerimin e pushtetit te tij permes nje kontrolli te madh ne qeverite vendore dhe kinse administraten e pavarur.

Zgjedhjet ne Shqiperi vazhdojne te jene te shoqeruara me sharje dhe nje shkalle te larte dhune shpesh rezulton te kete ngecje te gjata ne aspektin politik duke shtyre reformat aq shume te nevojshme per vendin.


Vertete zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 ishte pak me i mire por ata u penguan nga dhuna parazgjedhore politizimi i aspekteve teknike dhuna verbale ushtruar mbi votuesit dhe parregullsite e shumta te verejtura gjate numerimit.


Shume vezhgues vendas dhe nderkombetare vazhdojne te bejne thirrje urgjente per reformen zgjedhore dhe gjyqesore luften kunder korrupsionit lidhjet e qeverise me krimin e organizuar si dhe forcimin e sundimit te ligjit.


Vitet e Enver Hoxhes ishin nje histori e mbijeteses personale dhe elitare fuqie te pameshirshme represioni te pameshirshem internimi dhe fanatizmi ideologjik. Nje cerek shekulli pas vdekjes se tij dhe gati dy dekada pas renies se komunizmit Shqiperia eshte ende duke luftuar per te perfunduar tranzicionin e saj demokratik. Permbushja e ketij qellimi do te ishte mposhtja perfundimtare e diktatorit te vjeter.


Dr. Bernd Fisher profesor ne Universitetin e Indianas ne SHBA eshte historian dhe studiues i njohur i historise shqiptare

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›