Kunati i ministres se Integrimit grushta nje banori

PRONAT/ Sipas te demtuarit Naim Sela dhuna e ushtruar ndaj tij ka lidhje me nje gjyq per ceshtjen e disa pronave ne Preze
TIRAN - Sherr per motive te dobeta eshte cilesuar ngjarja ku u perfshi kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Menjehere pas denoncimit te qytetarit Naim Sela per dhune ushtruar ndaj tij nga kunati i ministres Bregu reagoi edhe policia e kryeqytetit.
Sipas njoftimit te policies ngjarja ka ndodhur rreth ores 1900 te dites se marte ne ambientet e firmes Kajmak ne autostraden Tirane-Vore. Policia thote se shtetasi Naim Sela eshte goditur me grushta nga shtetasi Besnik Zef Lala dhe Hektor Beqir Ajazi ndersa rreth ores 2230 ka shoqeruar keta shtetas ne polici. Pas marrjes ne pyetje ata jane te lire.
Nderkohe i eshte derguar per ekspertim Institutit te Mjekesise Ligjore Vendimi i Ekspertimit per shtetasin Naim Muharem SELA si dhe materialet procedurale. Lidhur me kete veprim te Ajazit nuk behet e ditur asnje shkak nderkohe qe burimet zyrtare shprehen thjesht se policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka marre deshmite e personave te perfshire ne sherr.
Nderkaq qytetari Naim Sela me heret denoncoi ne media dhunen e ushtruar ndaj tij nga kunati i ministres se Integrimit Hektor Ajazi dhe truprojat e tij qe mbanin uniformen e punonjesve te rendit.
Sipas Naim Selas i cili deshmine e tij e dha nga Spitali Ushtarak ku ndodhet per tu kuruar pas plageve te marra ai eshte goditur nga Hektor Ajazi fillimisht dhe me pas nga truprojat e tij.
Kjo per konflikt pronesie ceshtje qe po shqyrtohet nga gjykata ku Sela eshte pale kundershtare e Hektor Ajazit. Sipas tij e gjithe kjo eshte bere vetem per te ndryshuar qendrim ne sallen e gjyqit.
Nderkaq ne njoftim per mediat ka reaguar edhe Partia Socialiste nepermjet deputetit Artan Gaci. Jemi te shokuar por aspak te cuditur nga rasti i radhes i arrogances te njerezve te lidhur me pushtet ndaj qytetareve te thjeshte te ketij vendi.
Sic e pate qytetari Naim Sela eshte dhunuar nga kunati i ministres Bregu nga Hektor Ajazi bashke me truprojat e tij te cilet sipas vete te denuarit jane funksionare dhe paguhen me rroga shteti jane truproja te reparteve speciale.
Sipas PS-se askush nuk eshte ne dijeni te kesaj ngjarjeje pavaresisht se ka 20 ore qe ka ndodhur dhe shtetasi Sela eshte ne spital me fraktura te gjymtyreve dhe hematoma te renda ne trup.
Reagimi i plote i Naim Seles banor i Prezes
Jam Naim Sela nga Preza e Tiranes. Me mori dikush ne telefon nga qendra e Tiranes me tha qe jam ne autostraden e Vores. Kur shkova atje u prezantova shoh Hektor Ajazin me disa truproje te cilet me thane qe jane te repartit 88 me arme me goditen me lane ne rruge kam perfunduar ne spital. Kemi nje gjyq pronash ne daten 15. Nje nga arsyet per kete dhune mund te jete per ti paraprire ketij gjyqi. Hektor Ajazi ka marre pronat. Ka mashtruar nje fshatarin tim une dola per ta mbrojtur ate ne gjyq. E ka mashtruar per kete arsye.
Marre nga shekulli online
Tragjedia e Butrintit
I dhemb koka te pandehurit shtyhet seanca
Procesi gjyqesor Tragjedia e Butrintit qe po zhvillohet ne Gjykaten e Sarandes po merr dhe nota komike. Shtyrjet e njepasnjeshme po vijne per shkaqe nga me te ndryshmet. Dite me pare i pandehuri Dashamir Mane tha se e kishte zene nje viroze e per kete seanca u shty.
Ndersa dje ishte i pandehuri tjeter Hyqmet Sollaku qe tha se po i dhimbte koka e seanca serish u shty. Tashme ka mbetur te jepet vetem pretenca per te pandehurit nga ana e organit te akuzes por seancat e shtyra prej qershorit po e bejne te pamundur dhenien e pretences dhe mbylljes perfundimtare te procesit qe zgjat prej nje viti e tre muaj. Ndersa dy nga te pandehurit e pranishem Hyqmet Sollaku e Dashamir Mane kane gati 2 vjet qe qendrojne ne paraburgim. E.Hoxha