I përplas makina, rëndë dy kalimtarët
Shkodër-Kanë qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, kur janë përpasur nga një makinë dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ndodhi në Shkodër, në rrugën “Bujar Bishanaku”, ku si pasojë e përplasjes nga një makinë mbetën të plagosur shtetasit Minire Bilali, 50-vjeç dhe Flamur Tafa, 60-vjeç.
Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, dy shtetasit janë përplasur një një makinë tip renault me targa Shk1504E, që drejtohej nha një grua Entela.S.
Pas aksidentit të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe janë futur në reanimacion. Mësohet se ata kanë pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, por ka sqaruar se nga të dhënat e para të ekspertizës ajo ka qenë duke lëvizur në korsinë e saj, ndërkohë që këmbësorët kanë qenë ata që kanë prerë rrugën. Gjithsesi priten hetimet për të zbardhur pozicionin e saj në këtë aksident.