E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 5 mijë biznese debitore ndaj KESH-it

Durrës- Rreth 5000 biznese private në zonën elektrike të Durrësit, që përfshin territorin e rrethit bregdetar si dhe atij të Kavajës dhe Shijakut, janë debitorë ndaj KESH-it. Burimet nga filiali bëjnë me dije se borxhi i akumuluar kap vlerën e 244 milion lekë.

Për këtë koorporata ka nisir marrjen e masave, që nga njoftimet paraprake, ndërprerjet e detyruara e më pas edhe masat ndëshkuese.

Zyra juridike e OSSH ndjek njëkohësisht edhe 41 debitorë të tjerë të hershëm, bizneset e të cilëve nuk ekzistojnë më.

Fatura e tyre prej mbi 9 milion lekë ka rënë në duart e Zyrës së Përmbarimit dhe OSSH pret një rikthim të paktën në “të ardhura në natyrë” të kësaj vlere financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›