E Shtunë, 31 Tetor 2026

I plagosuri në demostratën e 21 janarit për kurim në Turqi. E rëndë gjendja shëndetësore



I plagosuri në demostratën e 21 janarit, Aleks Nikaj, pas nje jave në reanimacionin e spitalit ushtarak, rreth ores 3:00 te mengjesit te së shtunes është dërguar në një spital në Ankara të Turqisë. Sipas drejtorit te spitalit ushtarak ne Tiranë, shtetasi Aleks Nikaj pas nje nje plagosjeje ne koke, ka patur nevoje për nje nderhyrje te specializuar.

Ne momentin qe ai ka lene sallen e reanimacionit dhe eshte derguar drejt Turqisë ka qenë në një gjendje më të mire shëndetsore dhe është shoqeruar nga mjeket e spitalit ushtarak te Tiranes. Edhe ne Turqi ai vazhdon të jetë në reanimacion në pritje të një ndërhyrjeje kirugjikale.

Aleks Nikaj ishte i plagosuri i vetëm nga të gjithë të lenduarit që vazhdonte të ishte i shtruar në spital. Për gati një javë rresht që nga dita e demostratës në 21 janar ai ka qenë nën kujdesin e mjekëve reanimatorë.

Gjate demostratës së 21 janarit, u plagosën mbi 100 persona, demostrues e policë, ndërkohë që fatkeqësisht u shënuan dhe tre viktima.

Edlira Sulejmani

29 Janar 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›