Ngricat, aksident në Korçë- Pogradec. 4 të plagosu
Në aksin rrugor Korçë – Pogradec ka ndodhur një aksident automobilistik si pasojë e ngricës në rrugë ku janë plagosur 4 persona. Një automjet me targa të Pogradecit i drejtuar nga Ligor Vani ka rrëshqitur në akull dhe është përplasur me një mjet të policisë.
Si pasojë e përplasjes u plagosën dy oficerë dhe një efektiv policie si dhe drejtuesi i mjetit. Të katër të plagosurit rëndë, u dërguan në Urrgjencën e pitalit të Korçës. Mjekët bënë të ditur se të aksidentuarit kanë fraktura në trup dhe ekstremitete, por janë jashtë rrezikut për jetën.
29 Janar 2011