Tërmet 4 ballë në qytetin e Vlorës
Në qytetin e Vlorës janë regjistruar disa lëkundje tërmeti rreth orës 10:18 minuta të ditës së sotme. Sipas informacioneve më të fundit epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të qytetit të Vlorës dhe me një magnitudë prej 4 ballësh i shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 5 km.
Ndërkohë lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik tek banorët e qytetit bregdetar por nuk bëhet ende me dije nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.
14 Shkurt 2011