E Shtunë, 31 Tetor 2026

I plagosuri zëvendës i Adrijana Hoxhiq

(E plotësuar) I plagosuri është zëvendësi i shefes së Zyrës Administrative në Veri, Adrijana Hoxhiq. Viktima Dushan Milisavleviq, në momentin e sulmit ka qenë me tre kolegë të tij duke dalë nga një kafene.

Shefja e Zyrës Administrative Adrijana Hoxhiq e ka dënuar rreptësisht këtë sulm. Mirëpo ua ka lënë organeve të rendit që të merren më ketë krim.

Mësohet se kundër të plagosurit edhe më parë janë bërë sulme. Në oborrin e shtëpisë së tij në Zveçan disa herë janë hedhur granata dore./Indeksonline/

-----

11:35  Plagoset punëtori i zyrës administrative

Një punonjës i Zyrës Administrative të Republikës së Kosovës në veri, është plagosur mbrëmë me armë zjarri nga persona të maskuar.

Toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i policisë, ka deklaruar se, viktima është plagosur nga sulmues të paidentifikuar mbrëmë rreth orës 23:30.

“Të dyshuarit  besohet se kanë qenë më një veturë “Golf 2” pa tabela regjistrimi dhe nga automjeti në lëvizje kanë shtënë në drejtim të viktimës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Hoti.

Ai tha se njësitet përkatëse policore kanë intervistuar tre persona të cilët kanë qenë dëshmitarë dhe është duke i vazhduar hetimet e rastit si tentim vrasje.

Gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Ai po vazhdon të kurohet në spitalin në veri.

Njësitet e hetimeve rajonale janë duke hetuar rastin në disa pista./Indeksonline
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›