Vazhdojnë punimet në Jarinë

Punëtorë të ndërmarrjes "Novi Pazar put" kanë vazhduar punimet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në përputhje me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit në Jarinë, njofton B92.
Makinat po punojnë, por është e sigurt se puna nuk do të mbarojë në afatin e planifikuar për shkak të protestës katërditore të serbëve të veriut
Sipas paralajmërimeve, aty do të vendosen kontejnerë të përkohshëm në mënyrë që të mundësohet komunikacioni edhe nëse punimet nuk përfundojnë.
Është paraparë që marrëveshja IBM të fillojë së implementuari më 10 dhjetor.
Serbët e veriut dje kanë ndërprerë përkohësisht bllokimin e punimeve dhe të këtij vendkalimi./Indeksonline/