E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ambasadori" i Kosovës së shpejti në Beograd

Brenda pak ditësh pritet emërimi i përfaqësuesit të Kosovës në Beograd, sikurse edhe përfaqësuesi i Serbisë në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se është në fazën finale të përpilimit të një liste prej tre emrave të mundshëm, njëri prej të cilëve do të emërohet si zyrtar i Kosovës në Beograd.

Ai tha se në këtë zyre do të ketë edhe përfaqësues nga komunitetet. Ai i bëri këto komente, pas takimit lamtumirës me ambasadorin e Francës në Kosovës, Zhan Fransua Fitu./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›