E Diel, 1 Nëntor 2026

I pluhuros makinen pas larjes ne lavazh, tenton ta vrase ne shtepi

Kurbin- Pluhurosja e makines pas larjes ne lavash, eshte bere shkak per nje perleshje mes dy te rinjve dhe me pas tentatives se vrasjes, me bresheri automatike. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme ne Mamurras, ndersa policia e Kurbinit ndaloi si te dyshuar per krimin, Elton Mamli 22 vjec. Burime zyrtare thane se nisen hetimet dhe bene parandalimin e nje vrasje te mundshme, pasi me pare kishin marre informacion se Mamli ishte perleshur me grushte e shkelma ne lagjen "Drita" me 18-vjecarin Bledar Th. Konflikti ka nisur rreth ores 19:10 te mbremjes se enjte, kur Elton Mamli sapo kishte nxjerre makinen e tij nga lavazhi dhe ne ato caste, po kalon me shpejtesi Bledari me makinen e tij. Ngritja e pluhurit ka bere qe 22-vjecari t'i kerkonte llogari kundershtarit se e kishte bere qellimisht. Kaq eshte dashur dhe dy te rinjte kane nisur te goditen me njeri-tjetrin, ku me i demtuar ka dale Mamli. I fyer ne kulm, 22-vjecari ka shkuar ne shtepi ku ka marre edhe armen automatike, duke planifikuar vrasjen e kundershtarit. Policia e Kurbinit eshte vene ne dijeni per ngjarjen dhe ka marre masat per parandalimin e krimit. Duke mbajtur nen survenjim Elton Mamlin, ne momentin qe ky ka qelluar dy here me automatik ne drejtim te shtepise se Bledar Th., kane nderhyre edhe uniformat blu. Burime zyrtare thane se arrestimi eshte bere ne flagrance per vepren penale te "tentatives se vrasjes" dhe "mbajtjes pa leje te armeve".

Pas arrestimit te Elton Mamlit, Policia e Kurbinit ka kryer edhe ekspertizen e vendit te ngjarjes, pasi ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe dy gezhoja model 56 te kalibrit 7,62 mm, si dhe automatiku se bashku me fisheket. Ky eshte rasti i trete i perplasjeve per gervishtje makinash, madje edhe me viktima.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›