E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria deshtoi me politikat e punesimit"

Partia Socialiste ka deklaruar dje se shifrat e papunesise ne vend jane shume me te larta nga ato cka deklaron qeveria. Permes nje deklarate per mediat, Ervin Bushati tha se mazhoranca e sotme ne pushtet, ka deshtuar ne politikat e punesimit. "PD premtoi punesim te plote ne programin e saj qeverises te vitit 2005. Asnje nisme nga qeveria per te zbatuar programin e saj ne 4 vjet, nuk eshte ndermarre. Shifrat e papunesise vazhdojne te jene me keq se 4 vjet me pare, asgje nuk eshte bere per realizimin e programit te premtimeve ne sirtar", theksoi Bushati. Nderkaq, PS e ka konsideruar papunesine ne vend si shkakun kryesor te emigracionit masiv duke deklaruar se sot ne Shqiperi mungon shansi i nje punesimi dinjitoz si per te diplomuarit ashtu dhe per te rinjte ne zonat rurale. Socialistet, me se njehere jane shprehur kunder politikave qe po ndjek mazhoranca aktuale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›