"Ne 3 vjet u punesuan 80 mije vete"
Ka reaguar menjehere PD ndaj akuzave te Bushatit, i cili ka shprehur qendrimin e socialisteve qe procesi i punesimit te kesaj mazhorance, ka deshtuar. "Sot, Edi Rama apo "Mr 15%" nxori ne tregun mediatik per trillimin e dites, diteziun e radhes. Keshtu Rama me gojen e tij, iu lexoi shqiptareve programin e vitit 97 te Partise Socialiste, ne te cilin premtoheshin 200.000 vende pune si program te Partise Demokratike te vitit 2005", thuhet ne deklaraten per shtyp te PD. Sipas saj, zedhenesi i Rames ne vend qe t'u kerkonte te falur shkodraneve per terrorin familjar te tij mbi Shkodren, shpifi dhe trilloi per nivelin e papunesise te saj. "Partia Demokratike e ka konsideruar dhe e konsideron punesimin, si nje nga objektivat madhore te programit te saj duke e konsideruar ate si nje ceshtje paresore dhe ia ka dale, qe per nje afat kohore 3-vjecare, sipas dokumenteve zyrtare te jene punesuar rreth 80.000 punetore e punonjes", thuhet ne deklarate.