E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gracka, trafikantet plagosin policet

R. Llazari

Shkoder- Vetem fati ka shpetuar dy grupe agjentesh qe kishin ndermarre nje operacion te rrezikshem dhe pa perforcime, ne fshatin Vucaj te Malesise se Madhe. Dy prej policeve jane plagosur nga perleshja trup me trup, me kater te dyshuar dhe nga te shtenat e armeve, ndersa pas shume perpjekjesh eshte bere i mundur neutralizimi i agresoreve trafikante droge dhe sekuestrimi i 7,7 kg kanabis sativa. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te se enjtes, teksa blute kishin ne ndjekje te Sabahet Vucaj dhe Gjergj Marvukaj, ky i kerkuar per "plagosje". Ne kete moment i dyshuari Vucaj, ka sulmuar me arme policine dhe me pas eshte ndihmuar nga te afermit e tij, Mondi dhe Besnik Vucaj. Policet e plagosur te Antidroges jane Erdit Rreceku dhe Ilmi Gjona, qe gjenden jashte rrezikut per jeten ne spitalin e Shkodres.

Operacioni

Gjithcka ka nisur rreth ores 22:30, kur shtate efektive kane zbarkuar ne fshatin Vucaj ne konspiracion te plote. Duke ndjekur objektivin, Sabahet Vucaj, 24-vjec, qe levizte me makine, kane mbajtur nen vezhgim edhe lidhjet e tij. Por ketu do te niste edhe prezenca e nje rreziku dhe me pas perleshja qe ka qene e denje per nje film policor. Madje vete Prokuroria e Shkodres, nepermjet nje deklarate zyrtare, ka zbardhur skenen e ngjarjes dhe veprimet operacionale. Prokurori i Rrethit Shkoder, Perparim Kulluri, ka bashkepunuar me policine per hetimin e ngjarjes se rende, qe per fat te mire perfundoi pa viktima. "Vendi i ngjarjes ndodhet pikerisht ne anen e rruges automobilistike qe lidh fshatrat Vucaj dhe Bratosh. Aty eshte realizuar takimi i menjehershem me oficeret e policise gjyqesore per goditjen e aktivitetit kriminal ne fushen e trafikut te lendeve narkotike dhe kapjen e personave ne kerkim, ne rrethet Shkoder dhe Malesi e Madhe", deklaroi Kulluri. Por gracka e ngritur per pak eshte kthyer ne dem te efektiveve. Pas informacioneve te marra, se Gjergj Marvukaj, person ne kerkim per vepren penale te plagosjes, dhe Sabahet Vucaj, transportonin lende narkotike, agjentet u vune ne levizje.

Perleshja

Punonjesit e policise, Sejfulla Metko, Erdit Rreceku, Erzen Cera, Pellumb Shpati, Kreshnik Gjecka, Besnik Shima dhe Ilmi Gjona, kane organizuar sherbime gracke, duke u pozicionuar ne ane te rruges se fshatit. Dy prej tyre, Shpati dhe Gjecka, jane pozicionuar ne fund te fshatit Vucaj, me detyre konstatimin e mbajtjen nen vezhgim te levizjeve te personave dhe mjeteve qe leviznin. "Punonjesit Sejfulla Metko, Erdit Rreceku, Erzen Cera, Besnik Shima dhe Ilmi Gjona, jane pozicionuar ne te dy anet e rruges, ndersa aty kalonte nje person i cili mbante ne dore nje thes ngjyre gri, qe ecte ne rrugen Vucaj-Zagore. Rreceku dhe Gjona e kane ndjekur pas pasi dyshonin se kishte droge", thuhet ne materialin hetimor te prokurorise. Kur jane afruar i kane bere thirrje "Policia!", por i dyshuari qe eshte identifikuar si Sabahet Vucaj, u ka drejtuar nje arme automatike per t'i vrare, duke e shkrehur. Efektivet e kane neutralizuar, por 24-vjecari ka reaguar fizikisht, duke u rrokullisur neper shkurre e gure se bashku me policet. Madje ne disa momente ka perdorur edhe kafshimet me dhembe per te shpetuar. Preh e kafshimeve ka rene polici Ilmi Gjona, qe ka marre plage. Por ne kete moment kane nisur bresherite e tjera qe dyshohet se jane leshuar nga Mondi e Besnik Vucaj, te ndihmuar edhe nga Gjergj Marvukaj. Edhe pas thirrjeve "Jemi policia, mos qelloni!'', ata kane vazhduar sulmin me arme. Ne kete moment efektivet Sejfulla Metko e Ilmi Gjona, kane arritur qe ne befasi ne perleshje trup me trup, t'u heqin armet nga dora. "Edhe pas neutralizimit, ne vendngjarje degjoheshin te shtena qe vinin nga fshati", tha policia.

Identifikimi

Tre te ndaluarit agresore jane pyetur pas neutralizimit, nderkohe qe gjate perleshjes ishte plagosur i dyshuari kryesor Sabahet Vucaj. Dy te tjeret ishin Besnik Vucaj e Mondi Vucaj, kurse me pare ishte ndaluar edhe Gjergji Vucaj. Ne cilesine e proves u sekuestrua nje thes me 7,7 kg kanabis sativa e prodhuar nga familja Vucaj dhe tre arme.

Te arrestuar:

Sabahet Vucaj

Besnik Vucaj

Mondi Vucaj

Prova materiale:

3 arme zjarri

2 automatike

1 pushke

7 kg e 700 gr. kanabis sativa

Akuzat:

"Trafikim lendesh narkotike"

"Kundershtim me arme i policise"

"Plagosje me dashje per shkak te cilesive te vecanta"

"Armembajtje pa leje"

Policet e plagosur:

Erdit Rreceku

Ilmi Gjona


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›