E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Shijak: Berisha te pranoje krizen, mos te na zhyse si ne 1997

Kryetari socialist, Edi Rama ka akuzuar serish kryeministrin Sali Berisha, se po i shmanget krizes, e cila tashme ka pllakosur Shqiperine. Ai i ka bere thirrje kreut te mazhorances qe te degjoje kambanat e FMN, dhe te nderkombetareve ne lidhje me krizen globale dhe te marre masat e nevojshme, per lehtesimin e barres se saj. Keshtu, Shijaku ka qene nje tjeter ndalese ne takimet e kryetarit te PS me rrjetin e vullnetareve. Nga ky qytet Edi Rama, ka bere apel per qeverine dhe kryeministrin qe te mos tregohen shurdh perpara rekomandimeve, jo vetem te opozites, por ne radhe te pare te organizmave financiare nderkombetare. Duke pohuar se kriza eshte globale, ai perseriti se eshte pergjegjesi e kryeministrit dhe e qeverise, per te menaxhuar pasojat e kesaj krize, duke marre si baze edhe sugjerimet e partnereve financiare nderkombetare. "Shqiperia rrezikon te zhytet shume me thelle per shkak se qeveria, kryeministri e mohojne krizen, bejne veshin shurdh ndaj kambanave te alarmit qe partneret tane nderkombetare vene, qe ne te degjojme. Bejne syrin qorr perballe realitetit te familjeve shqiptare, qe e kane gjithmone e me te veshtire te nxjerrin fundin e muajit", tha Rama. Per te, Shqiperia rrezikon te gjendet perpara nje hendeku tjeter te pakapercyeshem, si ai qe u gjend kur kryeministri, i njejti, ishte President, nuk degjoi ne vitin '96 kambanat e FMN. "Per arsye te mirefillta interesash elektorale pushteti, po shpenzon pa asnje pergjegjesi dhe pergjegjshmeri ato te ardhura qe duhen, per te perballuar krizen, duke mos bere asgje nga ato qe qeverite e tjera, kryeministrat e tjere, te vende te tjera, po bejne qe popujt e tyre te mos vuajne me shume se sa kjo krize po i ben te vuajne", tha Rama.

Kryesocialisti: Alarmi, jo per te shkaktuar pasiguri e konfuzion

Kryetari socialist eshte shprehur se nuk eshte ketu per te vene nje alarm qe te shkaktoje pasiguri dhe konfuzion. "Jemi ketu per te kembengulur, se efektet e krizes globale po thellohen per shkak te Berishes dhe qeverise shqiptare. Ne rast se kryeministri vazhdon te mohojne krizen, ajo do te na perpije ne nje permase qe neser do te jete shume vone per ta kufizuar dhe kontrolluar", tha Rama. Per te cilin, Berisha nuk do t'ia dije fare per ate qe vjen pas 28 qershorit dhe per ate qe po pesojne dita-dites, sipermarrjet shqiptare. "Interesat per pushtetin e tij personal, jane shume me te medha dhe shume me te rendesishme se sa interesat e familjeve shqiptare", tha Rama


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›