I premtoi martese, djali e shfrytezoi si prostitute, Apeli denon babe e bir me 31 vjet
Gjykata e Apelit per Krimeve te Renda, denoi dje me 31 vjet burg dhe 13 milione leke gjobe babe e bir, te akuzuar per "trafik prostitucioni". Trupi gjykues i shpalli dy te pandehurit fajtore, ndersa dha vendimin perkatesisht me 15 vjet burg dhe 7 milione leke gjobe per te pandehurin Astrit Pata, ndersa per djalin e tij, Nelgertin, gjykata dha denimin me 16 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe. Sipas hetimeve, ka rezultuar se shtetasja Silvana K. nga rrethinat e Tepelenes, ka punuar si kameriere ne lokalin "Arbri", i cili ishte ne pronesi te Bashkim Pates, vellait te Astritit. Gjate kesaj kohe, Kalemi dhe Astrit Pata krijojne nje lidhje dashuri se bashku dhe ne vitin 2004, largohen ne shtetin fqinj te Greqise per pushime. Gjithashtu nga hetimet mesohet se pasi kane shkuar ne Greqi, i pandehuri ne fjale i ka propozuar Silvanes, qe te largohen ne Norvegji. Pas disa dite pushimesh ne shtetin helen, ne shoqerine e Shpetim Dacit, Kalemi eshte nisur ne Norvegji, ku ne aeroportin e ketij shteti e ka pritur Nelgert Pata, i cili eshte djali i Astritit. Vec te tjerash hetimet kane zbuluar se Nelgerti gjate kesaj kohe, shfrytezonte per prostitucion shtetasen Brunilda per dy vjet me radhe, ne qytetin Trondheimit. Gjate kohes se qendrimit te tyre ne kete qytet, Brunilda i ka kerkuar Silvanes qe te punonin bashke, por Silvana ka kundershtuar. Me pas eshte lajmeruar Astrit Pata, i cili me ane te telefonit e ka kercenuar Silvanen se do t'i mbyste familjen, nese kjo e fundit nuk do te dilte ne rruge. E ndodhur midis ketij presioni, ajo ka pranuar te punoje duke lene emrin ne nje faqe interneti dhe ne nje gazete, ne menyre qe te kontaktonte me klientet.
R.Caushaj
Denoncimi
Me 25 mars 2006 vajza, Silvana K. e mbeshtetur edhe nga i dashuri i saj, jane paraqitur ne policine Norvegjeze, ku edhe kane denoncuar tutoret. Autoritetet norvegjeze kane derguar ne vendin tone nje leter-porosi me kallezimin e vajzes, ku me pas eshte kryer arrestimi i te pandehurve.
R.Caushaj
Denoncimi
Me 25 mars 2006 vajza, Silvana K. e mbeshtetur edhe nga i dashuri i saj, jane paraqitur ne policine Norvegjeze, ku edhe kane denoncuar tutoret. Autoritetet norvegjeze kane derguar ne vendin tone nje leter-porosi me kallezimin e vajzes, ku me pas eshte kryer arrestimi i te pandehurve.