E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i 101 kg hashash, merren 17 vjet

Gjykata e Krime te Renda ka denuar dje me 17 vjet burg, pese te pandehurit e akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Keshtu togat e zeza kane shpallur fajtor dhe kane denuar me 9 vjet burgim te pandehurin Ervin Hoxha, te akuzuar per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike", nderkohe qe kater te pandehurit e tjere, Klevin Tomorri, Andi Nazeraj, Ervin Saliaj dhe Shkelzen Lamce, jane denuar me nga dy vjet secili, per vepren penale te "moskallezimit te krimit". Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se me daten 8 dhjetor 2008 ne vendin e quajtur "Cecem", ne ane te rruges Vrisera -Llongo, te komunes Dropull ne Gjirokaster, eshte gjetur nje automjet tip "Nissan Mikra" me targa TR 8710 L. Automjeti eshte gjetur i braktisur dhe brenda tij jane gjetur kater canta me lende narkotike te llojit hashash, ku pas peshimit ka rezultuar se sasia ne total kapte shifren 101 kg lende narkotike. Sipas akuzes, pas sekuestrimit te kesaj makine dhe lendes narkotike, eshte kryer kontroll i makines, ku brenda saj eshte gjetur akt-shitja e makines, ku si bleres rezulton i pandehuri Ervin Hoxha. Me gjetjen e ketyre dokumenteve, policia ka zbarkuar ne banesen e te pandehurit Hoxha, te cilin nuk e kane gjetur aty dhe e kane shpallur ne kerkim. Me pas, ne rruge operative, policia ka identifikuar kater te pandehurit e tjere, Klevin Tomorri, Andi Nazeraj, Shkelzen Lamce dhe Ervin Saliaj. Pas identifikimit dhe arrestimit te tyre, te pandehurit kane deklaruar gjate marrjes ne fazen hetimor, si ne gjate procesit gjyqesor "pazarin" e bere me te pandehurin Hoxha, i cili kishte premtuar kundrejt dergimit te kater cantave hashash matane kufirit greko-shqiptar nje shume parash prej 1 mije euro. Sipas deklarimeve te Tomorrit, Nazerajt, Lamces dhe Saliajt, rezulton se i pandehuri Ervin Hoxha, ne date 7 dhjetor 2008, nje dite para ngjarjes, ka takuar te pandehurit e tjere dhe i ka premtuar se do te shkonin ne Greqi me date 8 dhjetor 2008 dhe gjate kalimit te kufirit, do t'i jepte nga nje cante me hashash per te kaluar kufirin. Si shperblim ata do te merrnin nga 1000 euro. Te kater te pandehurit e siperpermendur, kane vajtur ne Gjirokaster me automjete te ndryshme dhe kane pritur ne stacionin e fugonave, qe te vinte i pandehuri Hoxha. Ky i fundit nuk ka shkuar tek te pandehurit e tjere, per arsye se ishte ndeshur me policine, duke u fshehur ne pyll.

R.Caushaj

Vendimi

Ervin Hoxha, 9 vjet burg

Klevin Tomorri, 2 vjet burg

Andi Nazeraj, 2 vjet burg

Shkelzen Lamce, 2 vjet burg

Ervin Saliaj, 2 vjet burg


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›