E Shtunë, 31 Tetor 2026

I prenë veshin tregtarit për 100 mijë euro, dy në pranga

TIRANE- Një emigrant në Itali dhe një mik i tij nga Kamza, të akuzuar për gjobëvënie 100 mijë euro dhe gjymtim duke i prerë veshin, një biznesmeni beratas në Tiranë, si dhe për shfrytëzim për prostitutë të kunatës së tij, që kishte shkuar në Itali për të takuar burrin e burgosur, u arrestuan nga Njësia e Operacioneve Speciale e Policisë së Tiranës, si dhe drejtues të komisariatit të Kamzës.


Xhovalin Hasani, 32 vjeç, rezident në Itali, nga Fushë- Arrëzi, familja e të cilit jetonte në Kamëz, dyshohet të jetë organizatori i rrëmbimit dhe keqtrajtimit të kunatës së biznesmenit, A.B, dhe organizimit të gjobëvënies ndaj këtij. Ai u arrestua dje së bashku të dyshuarin tjetër për të njëjtën ngjarje, Fatmir Qunin, nga Fushë- Arrëzim me banim në Kamëz.


Ndaj këtyre personave, Prokuroruria e Krimeve të Rënda, kishte nxjerrë dy urdhra arresti, pasi akuzohen për shfrytëzim femrash për qëllime prostitucioni, kanosje dhe "shtrëngim për dhënie pasurie me dhunë", "gjymtimit të personit", ky rast në sy të nënës së tij, si dhe vepra të tjera penale.


Detajet e operacionit bën të ditura zyrtarisht në një njoftim shtypi të zëdhënëses Alma Katragjini Rrëmbimi i kunatës Në fillim të këtij viti, gruaja e vëllait të biznesmenit A. B, u nis në Itali, për të takuar të shoqin, e arrestuar nga policia italiane, të dyshuar për një krim.


Në rrethana të panjohura, gruaja e re ra pre e Xhovalin Hasanit. Jo shumë kohë pasi kishte rënë pre e tij, gruaja është detyruar me dhunë të ushtrojë prostitucion në Itali, për llogari të Xhovalinit, i njohur në rrethin e miqve të tij edhe me emrin e shkurtuar Xhove.


Disa muaj më pas, dyshohet se Hasani nëpërmjet mikut të tij Fatmir Quni, gjeti banesën e kunatit (vëllai i burrit), të femrës që ai shfrytëzonte si prostitutë në Itali. Fillimisht nëpërmjet telefonit, Hasani i kërkoi biznesmenit A.B, një shumë të majme parash prej rreth 100 mijë eurosh.


Por Hasani, nuk pranoi t'ua jepte paratë personave që nëpërmjet receptorit, e kërcënonin herë pas here dhe e fyenin atë. Prerja e veshit Me 9 maj, Xhovalin Hasani dhe miku i tij, Fatmir Quni, mbërrijnë në shtëpinë e kunatit të gruas që shfrytëzonin dhe i kërkuan atij t'iu paguante paratë.


Për t'ia arritur qëllimit të tyre autorëve nuk iu dhimbs shumë fakti se para tyre ishte nëna e biznesmenit, por i prenë atij veshin dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij. Para se të largoheshin, dy personat morën 7 mijë euro dhe300 mijë lekë të reja. Pas veprimit të tyre, policia mori denoncimin e biznesmenit të gjymtuar.


Gjatë kësaj kohe, Xhovalin Hasani dërgonte herë pas here Fatmirin në shtëpinë e të dëmtuarit për të marrë pjesën tjetër të parave ndërsa në telefon e fyente dhe e shante, duke i bërë shantazh për t'i marrë paratë. Këto telefonata janë regjistruar nga
Prokuroria, në cilësinë e provës materiale, pasi prej kohësh kishte nisur hetimin për këtë rast.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›