Sulmohën fizikisht dy punëtorë të KEK-ut në Mamushë

Mamushë, 13 gusht - Dy punonjës të KEK-ut janë sulmuar fizikisht dhe kanë marrë lëndime të rënda në Mamushë. Punonjësit e KEK-ut kanë nisur para dy ditësh një aksion për të shkyçur konsumatorët që nuk paguajnë, borxhi i të cilëve në këtë komunë të re arrin në 300 mijë euro, ka raportuar KTV. Pavarësisht se ishin të shoqëruar nga policia e Kosovës, banorët e lagjes Mazreku kanë sulmuar dy punonjës të cilët ndodhen në spital, ndërsa njoftohet edhe për demolimin e një veture zyrtare, dhe për një automjet tjetër të bllokuar në vendngjarje. Nisur nga kjo, KEK-u kërkon dënim të ashpër dhe të menjëhershëm nga organet kompetente. Njëkohësisht, Korporata Energjetike e Kosovës shpreh vendosmërinë për vijimin e punës në shkyçjen e borxhlinjve të këtij rajoni dhe se për ofrimin e shërbimeve të saj vetëm konsumatorëve të cilët i kryejnë me rregull obligimet e tyre ndaj KEK-ut.