Në Gjilan një 26 vjeçar vdes nga konsumimi i drogës

Gjilan, 13 gusht - Një 26-vjeçar dyshohet se ka vdekur nga konsumimi i lëndës narkotike. Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në një shtëpi të pabanuar prapa Stadiumit të Qytetit në Gjilan. Policia pas kontrolimit të vendit ku është gjetur personi, ka konstatuar se dyshohet për vdekje nga konsumimi i substancës narkotike.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë të premtën se patrulla e Policisë ka gjetur viktimën prapa Stadiumit të Qytetit, në një shtëpi të braktisur, i lindur me 1984, me vendbanim të përhershëm në Gjilan. Policia në vendngjarje e ka ndihmuar personelin mjekësor për të transportuar viktimën në Emergjencën Rajonale për ndihmë mjekësore. Gjate këqyrjes së vendit te ngjarjes si dëshmi janë gjetur një sasi e shiringave, ku dyshohet se viktima më parë kishte konsumuar lëndë narkotike.
Sipas togerit Hashani, në vendngjarje është gjetur edhe një person tjetër, i cili kishte qenë së bashku me viktimën, i njohur për policinë. Rreth orës 01:40, të së premtës, nga mjekët kujdestar është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Njësitet rajonale të hetimeve në Gjilan, së bashku me Prokurorinë Publike të Qarkut janë duke e hetuar rastin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.