E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, sulmohenpolicët e EULEXdhe të Kosovës

ZUBIN POTOK- Në Zubin Potok dhe në Leposavic, sot, në orët e para të mëngjesit, kanë ndodhur dy sulme ndaj policisë së EULEX-it dhe të Kosovës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Mirëpo, ka dëme materiale, ka njoftuar policia. Lajmi bëhet publik nga Koha Ditore.

Sulmin e pjesëtarëve të policisë së EULEX-it dhe në atë të Kosovës e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Shefi i njësisë operative rajonale të policisë në Mitrovicë, Nystret Mehmeti thote se në të dy rastet makinat e policisë janë sulmuar me gurë.

Mehmeti shpjegon se policia aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar, por po heton rastet. Burime nga veri pohojnë se sulmin ndaj pjesëtarëve të policisë së EULEX-it dhe të Kosovës e kanë bërë ekstremistë serbë që kanë lidhje me OBRAZ dhe MUP-in serb, dhe që synojnë destabilizimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës.

Bëhet e ditur se gjatë sulmit në policinë ndërkombëtar dhe atë të Kosovës, në vendet e sulmit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë të zjarrit. Zyrtarë të policisë në Mitrovicë thonë se policia nuk ka informacion për sulmuesit e mundshëm dhe se nuk ka informacion për të shtëna me armë të zjarrit, por se rasti po hetohet nga njësiti për krime serioze.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›