E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA “harron”Shqipërinë përekonominë

TIRANE- Në një studim të fundit, të kryer nga “Grant Thornton International”, kompani me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një nga organizatat kryesore të botës të analizës dhe këshillimit financiar, që mbulon gjithë botën me shërbimet e saj, nuk ka asnjë shenjë të ekonomisë shqiptare, të paktën në 27 vendet me ekonomi emergjente, ku këshillohet të investohet.

Indeksi i mundësive për tregjet emergjente gjatë vitit 2010 përmend, në shumicë, vende të mëdha, por në to përfshihet edhe Bangladeshi, apo Algjeria, që nuk hyjnë në këto të fundit. Pesë vendet e para janë në të njëjtat pozicione, që kanë pasur nga viti 2008, raportojnë ekspertët e “Grant Thornton”-it.
Në përzgjedhjen e vendeve në zhvillim, që ofrojnë mundësinë më të mirë për fitim nga investimet e huaja, kompania përdor si kritere ekonominë e hapur, rritjen e tregtisë, burimet natyrore, etj. 

Për qeverinë shqiptare,vendi vazhdon të ketë një rritje të paparë ekonomike, për nga ritmet e zhvillimit. Disa herë rresht kryeministri Berisha ka deklaruar publikisht kohët e fundit se këto ritme na vendosin në krye të botës e të kontinentit evropian.

“Në rrafshin ekonomik, muaji korrik është një muaj me lajme qartësisht pozitive. Dua të informoj qytetarët se treguesi më i ndjeshëm, më i fortë dhe solid i prodhimit janë eksportet. Për muajin korrik, eksportet “Made in Albania” kanë një rritje prej 65 për qind dhe në këtë rritje, nuk ka asnjë qindarkë të ardhur nga shiu, pra nga energjia, por e tëra është rezultat i mundit, punës dhe djersës. Kjo është një arritje shumë e madhe”. “Rritjet janë jashtë çdo parashikimi. Asnjë vend nuk ka regjistruar një rritje të tillë eksportesh në këto 7 muaj. Mund të lundroni në internet dhe të gjeni eksportet e të gjitha vendeve”, shtoi ai dje, gjatë mbledhjes së qeverisë.

Është vërtet e çuditshme se si do t’u kishte shpëtuar analistëve të një organizmi të njohur e prestigjioz ekonomia shqiptare, po të nisesh nga konsideratat dhe shifrat, që ofron kryeministri në çdo mbledhje qeverie. Por, fakti është se ajo është, ende, jashtë vëmendjes së investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë.
(e.n/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›