E Diel, 1 Nëntor 2026

I prishin shtëpinë, gruaja rezistencë ndërtimorëve me fëmijët

Incidenti në komunën e Dajtit, ku inspektorët prishën ndërtimin pa leje në fazën përfundimtare të punimeve

Gruaja kërcënoi se do të vetëflihohej bashkë me fëmijët, por policia zbriti ata dhe nisi prishjen e banesës së familjes që punonte prej 10 vitesh për të


TIRANE- Bukurie Sina, 36 vjeçe, banuese në Komunën Dajt të Tiranës kërcënoi dje se do të vriste veten ndërsa iu rezistoi inspektorëve të Policisë Ndërtimore të Komunës Dajt, të cilët të shoqëruar nga policia e komisariatit nr.4, në kryeqytet, kishin shkuar për t'i prishur shtëpinë të cilën përpiqej ta ndërtonte prej dhjetë vitesh.


Ngjarja ndodhi dje paradite, rreth orës 11:00, kur inspektorët e Policisë Ndërtimore të komunës së Dajtit, kishin mbërritur bashkë me disa fadroma të shoqëruar edhe nga shumë efektivë të komisariatit të Policisë nr.4, për të shembur shtëpinë e gruas e cila banonte në këtë godinë një katëshe bashkë me katër fëmijët e saj.


Në momentin kur ndërtimorët dhe policia e rendit, ia behën në banesën e saj, gruaja ishte duke punuar në arë rreth gjysmë ore larg shtëpisë, ndërsa bashkëshorti ndodhej në punë pranë fabrikës së këpucëve në Tiranë.


Në banesë ndodheshin vetëm fëmijët e vegjël të cilët, kanë mbetur të terrorizuar kur kanë parë furgonët e policisë, inspektorët ndërtimorë dhe fadromat që kanë nisur të hedhin skrepat mbi tarracën e shtëpisë së tyre të hedhur në beton vetëm një javë më parë. Ndërkohë, ka mbërritur Bukurie Sina, bashkëshortja e kryefamiljarit të kësaj familjeje, i cili ishte në punë në ato momente.


Rezistenca


Gruaja nuk e zgjati shumë, por menjëherë sapo pa u ngjit në tarracë bashkë me fëmijët e saj, duke kërcënuar se do të qëndronte aty, gjatë kohës që inspektorët dhe fadroma do t'i shembnin shtëpinë. Për më tepër se gjysmë ore, gruaja, qëndroi në tarracë, duke mos lejuar ndërtimorët dhe policinë t'i prishnin shtëpinë.


Frika e një incidenti të mundshëm me fëmijët dhe gruan, detyruan policinë dhe ndërtimorët të ndërprisnin shembjen dhe menjëherë të nisnin negociatat me të. Më pas një grup nga policia e rendit dhe ndërtimorët zbritën me forcë fëmijët e gruas nga tarraca, duke mos i dhënë mundësi gruas që të ushtronte presion ndaj tyre. Më pas blutë e komisariatit nr.4, mbërthyen gruan dhe e zbritën poshtë atë.


Më pas ndërtimorët nisën punën e tyrë për shembejn e godinës, tarraca e së cilës ishte hedhur një javë më parë, ndërsa sipas gruas ajo dhe bashkëshorti i saj po punonin prej vitesh për ta ndërtuar atë. Inspektorati i Policisë Ndërtimore, të Komunës së Dajtit, ka pretenduar se kjo shtëpi ishte larg banesave të tjera, por se kishte hedhur shtat në mënyrë të paligjshme.


Ndërkohë, Inspektorati Ndërtimor i komunës së Dajtit nuk kishte mundur ta ndalonte që në fillim ndërtimin pa leje, por se kishte lënë familjen të shpenzonte paratë dhe më pas ia shëmbën shtëpinë familjes Sina në Dajt.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›