Adelina mes muzikës, aktrimit dhe drejtësisë

Pjesëmarrëse në shumë humore dhe pjesë filmike të metrazhit të shkurtër, Adelina asnjëherë nuk e ka fshehur ambicien e saj për të filluar edhe me aktrimin, por duke qenë një ndër emrat më të angazhuar të estradës kosovare, koha nuk i ka mjaftuar për përkushtim më të madh ndaj aktrimit.
Dhe si duket ka ardhur koha dhe momenti që Adelina të shfaqë talentin e saj në një projekt të madh filmik me buxhet të madh ku ajo do të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj të artit filmik. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Adelina në një emision televiziv në Kosovë.
Fillon studimet për drejtësi
Adelina ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme të muzikës me disa profesorë të mëdhenj të muzikës në Kosovë, ndërsa studimet i kishte filluar në Kolegjin "Fama" në Prishtinë si studente me korespondencë, por më vonë i ka ndërprerë për shkaqe të nuk dihen.
Mes shumë angazhimeve të mëdha që ka ajo, një kujdes të vçantë ka filluar t'u kushtojë edhe studimeve, të cilat i ka rifilluar, në fushën e drejtësisë, studime këto që i ka mbaruar edhe e motra e saj, Zanfina.
Projekti për Evropë në anglisht dhe frëngjisht
Një tjetër projekt të madh që po përgatit Adelina, është edhe albumi i ri për Evropë edhe atë në gjuhën angleze dhe franceze. Siç thekson ajo, insistimi për të vendosur edhe ndonjë këngë në gjuhën shqipe do të vazhdojë, por fjalën e fundit do e kenë producentët e huaj me të cilët bashkëpunon.
Nuk flet më shumë rreth projekteve pasi kontratat e nënshkruara nuk lejojnë të thuhet diçka para se të realizohet. I gjithë projekti është i dedikuar drejt tregut evropian duke përfshirë këtu vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa për shitjen e albumit do të përkujdeset kompania e famshme "Media Market".
"Momentalisht aktivitetin tim jam duke e realizuar në Francë, ku jam duke bashkëpunuar me disa producentë të njohur atje për realizimin e albumit të ri, dhe normal për këtë investim duhet kohë dhe financa për shkak se nuk bëhen gjërat siç bëhen tek ne për një kohë të shkurtër", ka theksuar këngëtarja në një intervistë televizive për KTV.